KreuCelebrity

Lajm i keq për Ellie Goulding, problemet me zërin mund t’i kushtojnë karrierën!

Ajo është një këngëtare shumë e dashur për publikun por performancat e shumta “live” mund t’i kushtojnë. Elli Goulding ka dëmtuar kordat zanore për shkak të koncerteve të shumta që ka mbajtur. Për këtë shkak vetë këngëtarja ka lajmëruar se ka anuluar dy koncertet e fundit. Ellie Goulding pritej të performonte në Finlandë, por një gjë e tillë nuk do të ndodhë. “Më vjen keq që më është dashur të anuloj koncertet e fundjavës. Për shkak të problemeve shëndetësore më është këshilluar të mos udhëtoj dhe të mos performoj. Kam bërë rreth 100 koncerte këtë vit dhe doktorët më kanë thënë se mund të humbas zërin”, deklaroi ajo.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF