Saga “Game of Thrones”, 23 kandidatura në “Çmimet Emmy 2016” 0 124

Saga “Game of Thrones” ka rrëmbyer plot 23 kandidatura përsa i përket nominimeve për “Çmimet Emmy” gjatë kësaj të enjteje. Në këto kandidatura përfshihet edhe ajo e “dramës më të mirë”, ndërkohë që ndiqet me 22 nominimve nga “The People v. O.J. Simpson”.
Vjeshtën e kaluar “Game of Thrones” siguroi një rekord prej 12 ccmimesh, duke përfshirë edhe atë të “dramës më të mirë”.
“Veep”, që vitin e kaluar fitoi çmimin e “serialit komedi më të mirë”, do të ketë gjithashtu një tjetër mundësi për të ruajtur këtë trofe si udhëheqësja e komedive me plot 17 nominime.
Nominime të shumta ka siguruar edhe “zezaku” i vitit të dytë gjimnazist, një sukses për yjet e saj Anthony Anderson dhe Tracee Ellis Ross. Këta janë mes një sërë aktorësh me ngjyrë të vlerësuar nga votuesit, të cilët duan të ruajnë diversitetin, në një kontrast të thellë me “Academy Awards”, e cila u akuzua rëndë gjatë këtij viti pasi u cilësua si “Oscars so White”.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *