KreuCelebrity

Lidhja me Bebe Rexhën, flet Blerim Destani: Ja e vërteta

Shumë portale online, përfshirë edhe Bordo, kanë shkruar dje lidhur me një lidhje të mundshme të aktorit Blerim Destani me këngëtaren me famë botërore Bebe Rexha. Por vetë aktori e ka mohuar kategorikisht diçka të tillë. Ai ka folur për “Prive” duke thënë se Bebe Rexha është një shoqe e tij, asgjë më shumë. Destani ka deklaruar se vijon të jetë beqar dhe me Bebe Rexhën ka një lidhje vetëm miqësore. Lajmi për një lidhje të mundshme të tyre nisi të qarkullojë pas publikimit të një fotoje ku ata shiheshin bashkë. Megjithatë shpresojmë që Bebe të gjejë sa më shpejt shpirtin e sja binjak në Shqipëri ose Kosovë, pasi siç ka deklaruar vetë, “dua një burrë shqiptar”.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF