KreuCelebrity

Lady Gaga rrëfen të vërtetën e divorcit me Taylor!

Gjatë ditës së djeshme në të gjithë mediat botërore qarkulluan lajmet për ndarjen e Lady Gaga dhe të fejuarit të saj Taylor Kinney pas 5 vitesh lidhjesh. Shkak për këto lajme u bë një fotografi e artistes pa unazën e fejëses, teksa pushonte në Malibu, në të njëjtën ditë që Taylor kishte ditëlindjen e tij.
Por Lady Gaga i ka hedhur poshtë të gjithë këto thashetheme, duke treguar sesi qëndron e vërteta.
“Taylor dhe unë kemi qenë gjithmonë shpirtra binjakë. Sikurse të gjitha çiftet, ne kemi uljet dhe ngritjet tona, prandaj kemi vendosur të bëjmë një pushim të shkurtër. Ne jemi të dy artistë me ambicie të mëdha, prandaj distanca dhe axhenda e kanë bërë shumë të vështirë për të vazhduar dashurinë që ekziston midis nesh. Por, në fund të ditës, jemi si çdo njeri tjetër dhe për më tepër, jemi ende të dashuruar”, ka shkruar Gaga në Instagram, duke treguar çifti vazhdon të jetë bashkë dhe kjo është vetëm një periudhë e keqe midis tyre.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF