Lewis Hamilton “harron” Rita Orën 0 163

Kampioni i Formula 1 është fotografuar dje në një jaht luksoz në St.Tropez, por në krah të tij nuk ishte Rita Ora. Hamilton ka kaluar kohë me Sara Ojjeh, e bija e miliarderit Mansour Ojjeh, i cili është njëri prej pronarëve të skuadrës së Lewis, McLaren.
Por sikur të dinte që këto foto do të shkaktonin zhurmë, ai i parapriu me anë të një postimi në profilin e tij në Instagram, ku sqaroi se Sara është një nga mikeshat e tij më të mira për më shumë se 10 vite.
“Ne thjesht duam të bëjmë qejf, ndërsa ata të sajojnë histori. Njëra nga mikeshat më të dashura të familjes për më shumë se 10 vite, Sara. Mos besoni asgjë nga ato që lexoni”, shkroi ai.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *