KreuBordo Men

BMW sjell M5: Super-makinën që shumë pak mund ta kenë!

BMW ka sjellë prototipin M5 që është një mrekulli më vete. Do të prodhohen në total 200 makina të tilla dhe do të jenë në dy versione: “Carbon Black” dhe “Mineral White”. Departamenti sportiv i BMW ka prodhuar edicionin e limituar me një sërë përmirësimesh. Ajo karakterizohet nga imazhi i jashtëm paksa më sportiv krahasuar me prodhimin e mëparshëm dhe një sërë varietetesh në pajisjet e saj.  Është e pajisur me goma 265/ 35 R20 dhe veshja e brendshme është tërësisht e zezë. Do të harxhojë 4,4 litra në 100/km dhe ka një rritje fuqie prej 40 kuaj/fuqi, duke shkuar në 600 kuaj/fuqi në total. Mund të shkojë nga zero në 100 km për vetëm 3,9 sekonda.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF