Shtetet-ishuj më të bukur në botë, nga Maldivet te ishujt Fixhi 0 527

Gjithnjë bukuria është relative. Sidomos për ata që udhëtojnë dhe që shohin vende të reja të ndryshme. Ishujt janë ato vende të cilat ndezin kureshtjen për t’i vizituar. Pa pasur rëndësi se udhëtimi i juaj a do të jetë i shkurtër apo i gjatë, vizita në këto shtete ishuj që kanë një bukuri natyrore do t’i rekomandohej çdo njërit. BBC ka renditur shtetet – ishuj që cilësohen si më të bukurit në botë.

Malta

Në kufi me Detin Mesdhe, gjendet shteti më i vogël në Evropë, Malta. Ofron plazhet më të bukura me ujë të kristaltë, kështjellat mesjetare, rrugë për këmbësorë dhe ushqim të shijshëm . Ishulli i bukur i Maltës i ka të gjitha përbërësit për të qenë një destinacion i shkëlqyer për muajin tuaj të mjaltit. Plazhet e Maltës kanë një bukuri të rrallë dhe do t’i japin një shije magjike muajit tuaj të mjaltit. Lagunat, gurët, rëra janë garantues të momenteve të këndshme në shoqërinë e shpirtit tuaj binjak. Ato ju ofrojnë çaste relaksi dhe kënaqësie në çift. Ju mund të kënaqeni duke shëtitur së bashku nëpër kodra, lugina dhe shkëmbinj përgjatë ishullit të Maltës.

Filipine

Filipinet janë një bashkësi ishujsh që formojnë një shtet në Oqeani. Një nga vendet ishull më të bukura në botë. Është në fakt një vend gjeografikisht i mrekullueshëm me vlerë për tu vizituar në çdo kohë të vitit. Filipinet përmbajnë mbi 7000 ishuj, dhe të gjithë ata janë të bukur në mënyrë unike. Ka shumë atraksione turistike të mrekullueshme duke përfshirë Tubbataha Reef, Vullkanin Mayon, Tarracat Banaue Rajs, Puerto Galera, Donsol, Chocolate Hills dhe shumë më tepër. Barrierat koralore me rizofora sigurojnë jetesën e një popullate të madhe peshku. Ujërat e thellë blu nuk preken nga musonet që janë të zakonshme në Filipinet Perëndimore. Plazhi më i mirë në të është Plazhi i Bardhë, që shtrihet një rrip prej 2,5 km rërë të bardhë, që shpesh vlerësohet si më e buta në botë dhe që përshkruhet nga deti Sulu me tejdukshmërinë e tij.

Australia

Edhe pse konkurrenca për ishullin numër një në Australi, Zelandën e Re, dhe Paqësorin e Jugut është e madhe (e konsiderojmë Bora-Bora, Fixhi, dhe Tasmania), The Grat Barrier Reef e cila shtrihet prej brigjeve verilindore të Australisë, ka marrë numrin e parë për herë të shtatë që nga viti 1998. Zona e ujit është spektakolare me ngjyrë qielli dhe mbizotëron një pastërti e madhe e koraleve të detit e tejmbushur me balena, breshka dhe 400 specie të tjera. Mbi sipërfaqe, ky ishull është një kopsht me koleksione të ndryshme  hoteleve dhe vendpushimeve.

Maldive

Në brigjet e Indisë shtrihet ishulli i bukur Maldive. Ajo përbëhet nga 1200 ishuj në total të formuar nga vullkanet dhe është një nga destinacionet më të preferuar në Azi.  Ishulli tërheqës dhe romantik i vendosur në në Maldive, aty ku ka rërë të bardhë të pafund dhe ujëra termale, çka e bëjnë një destinacion fantastik për të udhëtuar. Stili i ishullit alla Robinson Kruzo i ka dhënë ishullit disa shtëpiza të vogla tërheqëse, të mobiluara në mënyrë luksoze dhe me tarraca private. Për të patur një relaks total, vizitorët kanë mundësi të shijojnë pishinat me ideoterapi, masazhe dhe trajtime të ndryshme.

Kuba 

Mes detit të Karaibeve, Gjirit të Meksikes dhe oqeanit Atlantik ndodhet një nga arkipelaget më të magjishëm në botë, Republika e Kubes. Eshte quajtur nga Diego Velazquez si ‘Los jardines del Rey’ për bukurinë e jashtëzakonshme të vendeve të tij, është me të vërtetë një parajsë me 2500 ishuj , me plazhe të gjata me rërë të bardhë, bimësi të pasur dhe shkëmbinj nënujore koralesh që të lënë pa fryme kur i sheh  Me i famshmi është ishulli i Kubës me motrat e veta Cayo dhe Coco, Cayo Guillermo dhe Cayo Romano. Cuca përqafohet nga Bahamas, nga Haiti, nga Xhamajka, nga ishujt Cayman dhe nga Florida Keys, konsiderohet më i bukuri ndër ishujt e arkipelagut, jo vetëm për bukurine e vendeve por dhe për karakterin e vecante.

Fixhi

Republika e Ishujve Fixhi është një shtet ishullor në Oqeani.Fixhi përbëhet prej një mori ishujsh në Jug të Oqeanit Paqësor.Ka 322 ishuj dhe 522 ishujz. 106 prej ishujve janë të pa banuar.87% i sipërfaqes së Fixhit përbëhet nga dy ishujt më të mëdha të vendit, në Viti Levu dhe Vanua Levu. Ishujt e arqipelagut i ngjajnë një patkoi kali, të rrethuar nga breza të shumtë korali, që lagen nga deti i Koros. Ishujt kryesore janë Viti Levu, Vanua Levu, Taveuni, Kandavu, Koro dhe Rotuma.

Japonia

Japonia është një tokë magjëpsëse dhe e pasur me kontraste, të gjitha zbulohen në qytetet me të bukura të vendit si Tokyo, Kyoto, Nara, Osaka dhe Hiroshima. Japonia përbëhet prej më se 3,000 ishujsh që e bëjnë atë arkipelag. Ishujt më të mëdhenj janë Honshu, Hokkaido, Kyushu dhe Shikoku që së bashku përbëjnë 97% të sipërfaqes tokësore të Japonisë. Shumica e ishujve janë malorë dhe vullkanikë; për shembull, pika më e lartë e Japonisë, Mali Fuxhi, është vullkan. Vende jo vetëm të bukura por dhe të qeta. Një prej kopshteve më të njohur është ai i tempullit Ryojan-ji, 300 metra katrore ku është dizenjuar një peisazh akullnajor me gurë me forma ekstravagante. Kopshti, sipas disave, përfaqeson sipërfaqen e detit në të cilin shtrihen ishujt./ TO

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *