Dasma e parë në Pallatin e Kongreseve, martohet djali i manjatit të medias! 0 219

Ndërkohë që na ka pushtuar periudha e dasmave dhe e celebrimeve, një tjetër figurë mediatike ka nisur përgatitjet e dasmës së të birit. Pronari i një prej televizioneve më të mëdhenj informativ në vend, siç është Ora News, Ylli Ndroqi, ka filluar përgatitjet për martesën e djalit të tij të madh Redon Ndroqi. Nuk ka për të qenë e lehtë, pasi kjo ndoshta është dasma që nuk keni parë dhe imagjinuar kurrë. Vendi e bën të tillë. Siç nuk ka ndodhur kurrë më parë në vendin ku bëhen koncerte muzikorë dhe kongrese partish, do të mbërrijnë dasmorët e parë. Pallati i Kongreseve është vendi ku do të mbahet super dasma, që pret të mbledhë jo vetëm të afërm të familjes Ndroqi, por edhe njerëz të medias, bisnesmenë e figurat kryesore të politikës në vend. Është vetë familja që po merret me organizimin e duket se gjithçka është vënë përpara tashmë. Çifti sapo ka përfunduar një udhëtim që duket se sa ka prirë Muajin e Mjaltit, aq edhe ka qenë memorizimi i lidhjes së tyre. Pikërisht, Redoni dhe e fejuara e tij armene, sapo kanë realizuar setin fotografik të dasmës në qytetet më të bukura të Francës. Ndërsa, eventi i madh i dasmës do të realizohet në fillim të muajit shtator. Një verë plot dasma kjo e 2016-ës, ku emrat e njohur garojnë për stilin dhe pompozitetin që do të marrë eventi i secilit. Pas dasmës përrallore të Etida Topit dhe Ilir Bregasit këtë fundjavë, shtatori do të jetë i zhurmshëm për dasmën e familjes Ndroqi, ndërsa e tillë pritet të jetë edhe dasma e Elia Zaharias e Princ Lekës, që do të mbahet në 8 tetor.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *