KreuArt

Këtë verë ngjjyrat dekorative… zhvishen!

Ngjyrat e freskëta dhe qetësuese janë tonaliteti që duhet të kenë së bashku të gjitha elementet e shtëpisë suaj. Këtë verë duhet të zgjidhni gjyra sa më të hapura për të pasur një efekt perfekt anti-vapë.

Bezhë, e përhimtë, e zbehtë apo rozë pudër, dekorimi i shtëpive përshtatet me gjyrat e makiazhit të një profesionisti. Të kombinuara me njëra-tjetrën, ato krijojnë një ndërthurje plot butësi që shumë lehtësishtë mund të martohet me mgjyra të tjera të hapura, më në veçanti me bojqiellin, të vrdhën apo jeshilen mente, shumë në modë, por edhe me dru ngjjyrë të çelur dhe objekte të thjeshta.

Ato mund të përdoren gjithashtu për të zbutur ngjyra më të forta si blunë e thellë apo jeshilen e errët. Në fakt këto nuanca kaq të këndëshme futen krejt natyrshëm nëpër elementet e vogla tekstile, madje ato ofrojnë një alternativë shumë interesante ndaj drurit apo mobiljeve të bardha.

Sigurisht që këto ngjyra të zhveshura mund të përshtaten edhe nëpër vazo, valixhe madje edhe kabllot që mund të keni të dukshme në shtëpinë tuaj. Të afta të hyjnë kudo, këto ngjyra neutrale lehtësojnë një atmosferë lodhëse nga kuzhina në dhomë.

Tags:

Home Art

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF