Letra e fundit e gazetares italiane që humbi jetën nga sëmundja e rëndë! 0 147

Gazetarja e Sky Tg24, Letizia Leviti ka ndërruar jetë para 2 ditësh. Vdekja e 45 vjeçares ka ardhur nga një sëmundje e rëndë që e kishte prekur para dy vitesh. Letizia ishte nëna e 3 fëmijëve.
Lajmin për ndarjen e saj nga jeta është nga ish-drejtori i informacionit, Emilio Carelli, i cili shkruan në Twitter: Lamtumirë Letizia Leviti, mike e mrekullueshme, kolege me talent të madh. Do të jesh përgjithmonë në zemrat tona. Por përpara se të ndahej nga jeta, gazetarja e Sky Tg24 ka shkruar një letër ku falenderon kolegët që i qëndruan pranë dhe tregon se dashuria është gjëja më e rëndësishme në jetë.
“Është e rëndësishme të njohësh jetën, gjërat më të rëndësishme të saj. Mos i lini pas dore familjet tuaja, puna nuk duhet t’iu dominojë, asgjë nuk duhet t’iu dominojë, as edhe një sëmundje. Nevojitet të jesh i lirë, të duash thellësisht, punën, familjen, miqtë. Të nxehesh, por të duash. Forca e jetës, kuptimi i jetës është vetëm dashuria. Ajo që na shtyn të bëjmë gjëra më të mira. Kur ndodh diçka siç më ndodhi mua është mirë të ndihesh e plotë, e qetë, në paqe me botën. Të ndjesh që ke bërë atë që duhej bërë me sinqeritet edhe pse duhet të paguash një çmim. Një çmim që nuk është kurrë aq i lartë. Në fund të fundit jeta është e vërtetë, e shkurtër dhe po përfundon. E kam menduar shpesh fundin dhe jam lutur sepse jam këtu me fëmijët, me burrin, me mamanë, me botën time. Nuk jam e mërzitur. Secili prej nesh ka një fat, një rrugë. E imja duhej të përfundonte kështu por mbani mend këto fjalë. Unë ndjej ankth jo për veten time por për fëmijët e mi, për burrin, mamin, për familjen time, jo për veten. Unë kam patur gjithçka dhe falënderoj zotin për gjithçka që më ka dhënë. Nuk e di nëse ky mesazh mund t’iu shërbej por mendojeni. Ne e kemi bërë të rritej këtë kanal. Doja t’iu falenderoja të gjithëve, Emilion që besoi tek mua. Falënderoj Ivanin gjithmonë i pranishëm, Xhovanën e cila më ka dhënë shumë energji gjatë kësaj kohe, Sarën, që më ka qëndruar pranë. Jemi një kompani e madhe. Një përqafim të madh për të gjithë”, ka shkruar gazetarja.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *