KreuStil Jetese

Si të merreni me sport edhe në periudhën më të nxehtë të vitit!

Jeni i apasionuar pas aktiviteteve fizike dhe nuk doni t’i ndërprisni ato edhe gjatë periudhës më të nxhetë të vitit? Nëse e adhuroni ajrin e freskët, natyrën dhe aktivitetet fizike, atëherë nuk keni pse të kushtëzoheni prej vapës që e karakterizon stinën e verës. Ja disa këshilla të vlefshme

Pak rëndësi ka se ku do ta zhvilloni aktivitetin tuaj fizik, në palestër ose jashtë, e domosdoshme është që të pini sa më shumë uji. Merrni me vete një shishe të madhe. Mos e harroni asnjëherë këtë detaj.

Ndonëse në temperaturat e larta uria ikën, ju nuk duhet të ndrëprisni të ushqyerin dhe duhet ta bëni atë në mënyrë korrekte. Fillojeni me një mëngjes të pasur me bazë qumështin, kosin e frutave ose lëngun e një frute të freskët. Në drekë mos harroni të konsumoni proteina dhe karbohidrate në mënyrë të ekuilibruar. Hani sa më shumë fruta të freskëta e sallatë gjatë darkës. Të gjitha këto do t’ju furnizojnë me energjinë e nevojshme për t’u marrë me sport edhe në periudhën më të nxehtë të verës.

Aktivitetet tuaja fizike duhet t’i bëni gjatë orëve të para të mëngjesit ose në mbrëmje. Perfekte do të ishte të bënit vrap në bregdet.

Sigurisht, nuk  duhet të teproni me trashësinë e veshjeve sportive. Në dyqane mund të gjeni rroba të posaçme transparente të cilat thithin djersën duke ju mbajtur gjithmonë të freskët. Nëse sportin e praktikoni në ambiente të hapura, mos harroni që lëkurën tuaj ta mbroni me krem kundra diellit. Me vete merrni edhe një kapele.

 

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF