KreuFashion

6 hapa larg stresit

Cili është problemi yt?

Në vend që të përpunosh një frikë joreale në mëndjen tënde, merr një copë letre dhe ulu shkruaj. Tani, ndaje letrën në dy pjesë. Në njërën anë të saj, listo gjërat të cilat ti e di që janë faktike rreth këtij problem. Në anën tjeter, listo gjërat të cilat janë vetëm në kokën tënde dhe në asnjë vend tjeter. Sapo të kesh lexuar natyrën e vërtetë të problemit me detaje, ti do të ndjehesh më pak i shqetësuar për atë.

Shkruaj skenarin/ndodhinë tënde më të keqe.

Për shembull, nëse je i/e shqetësuar për financat, shkruaj një skenar ku ky problem bëhet i vërtetë në mënyrën më të këqe të mundshme. Ti je trokë, dhe rrjedhimisht humb shtëpinë tënde. Shoqëria jote dhe familja te braktis sepse ti nuk ke asnjë para. Do të të duhet të gjesh një strehë në rrugë, dhe me një batanije të hedhur në kokë, në netët me shi dhe do përpiqesh të flesh gjumë. Ndoshta ndonjë qen i humbur, edhe ai i braktisur, do të të rrijë tek këmbët ditë e natë. Besoj se e more idenë- shtroje skenarin tënd pa u limituar.
Tani lexoje skenarin tënd më të keq, me zë të lartë. Gjatë leximit, ti mund të argëtohesh me disa nga gjërat që do të shfaqen rrugës. Është shumë interesante ajo ç’ka ndodh me frikërat e tua kur  i shkruan. Ato sjanë më aq të frikshme. Nga shkrimi i mësipërm, edhe pse ti mendon se je trokë, i pastrehë dhe pa asnjë gjë me cfarë të ushqesh veten, ti përsëri ke aftëstë e tua. Ti përsëri ke të gjitha ato që ke mësuar në jetën tënde. Ti përsëri mund të shkosh në një intervistë dhe të punësohesh. Mbase rrugëtimi do të jetë i ngadaltë, por do të jetë i vlefshëm.
Tani skenari më i keq në botë s’duket edhe aq i keq apo jo?

Fale veten për gabimet e tua.

Edhe nëse je një specie superiore e ardhur nga një cep tjetër i galaksisë, përsëri të lejohet të bësh gabime. Të rrish të mendosh se çfarë bëre apo çfarë the nuk ndihmon asnjë. E shkuara është e shkuar. Gjithë çfarë ke, është ky moment, tani. Pikërisht në këtë moment, zgjidh të falësh veten, dhe ec përpara si një njeri i zgjuar.

 Pranoje që e ardhmja nuk është asnjëherë e sigurt.

Ka vetëm pak gjëra në këtë botë për të cilat ti mund të jesh i sigurt se do të ndodhin. Po, ti mund të jesh i bindur se dielli do lindi në lindje nesër. Por, përvec kësaj, çdo gjë tjetër është totalisht në ajër. Mos u përpiq të vrasësh mëndjen për atë çka do ndodhi ne të ardhmen. Nuk ka ndodhur akoma. Nuk mund të bëhesh inxhinjeri i jetës tënde në detaje.  Asnjëri prej nesh nuk mundet. Elementi i joperfeksionit ëhtë ai që e bënë jeten tonë argëtuese dhe emocionuese.
Bëni ç’të keni mundësi në momentin e tanishëm për ti dhënë vetes shanse më të mira në të ardhmen, që pastaj të jeni të kënaqur se keni bërë maksimumin.

Mendimi i të tjerëve për ty nuk ka pikë vlere.

Shumë prej nesh shpenzojmë një pjesë të mirë të jetës në përpjekje për të formuar veten tonë, në përputhje me pritshmëritë e të tjerëve. Kjo është një humbje kolosale e kohës. Askush prej nesh nuk është perfekt. Ne të gjithë kemi pikat tona te dobëta edhe pikat tona të forta. Përse do të doje t’i jepje formën personalitetit tënd, të diçkaje e cila në të vërtet nuk të përfaqson ty fare? Mjaft u shqetësove për mendimet e shefit ose të njerzve rreth teje. Ty thjesht të duhet aprovimi yt.

 Bëj një plan.

Tani që i ke zbuluar të gjitha copëzat dhe pjesët e gjërave për të cilat shqetësoheshe, duhet të bësh dicka për të mos i lejuar këto të të privojnë nga lumturia. Nëse situate jote financiare nuk është perfekte, dhe ti herë pas here shqetësohesh për të, bëj një plan veprimi për të fituar më shumë para. Kërkoju eprorëve të tu një rritje, mëso një gjuhë të huaj tjetër, bëj një kurs apo nis studime të tjera për një degë apo profesion i cili është më shumë i vlefshëm në treg ose thjesht kërko për një punë me më shumë të ardhura. Nëse mendon se kurrë nuk do arrish në standartet që deshiron duke qënë një i punësuar, nis një biznes tëndin.
Sa më shpejtë të filloni të merrni hapa konkretë, aq më shpejtë shqetësimet tuaja do largohen. Të marrurit vendime konkrete, është një hap i madh drejt pushtimit dhe zhdukjes se shqetësimeve.

Përshtati: Kristina Ismail

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF