Gëzim në familjen Lako, vjen në jetë Sasha! 0 66

Kjo verë ka qenë e mbushur me gëzime dhe festime për personazhet e ekranit dhe jo vetëm. Nën gumëzhimin e dasmave dhe celebrimeve, një tjetër llojë gëzimi ka trokitur ne derën e kompozitorit të mirënjohur, Genti Lako dhe bashkëshortes së tij Migena, drejtoreshë marketing në televizionin Ora News. “Sot erdhi në jetë vajza ime e dytë Sasha Lako. Falenderoj mjekët dhe Zotin”, ka qenë komenti që ka bërë babi Genti, teksa ka publikuar edhe foton e parë të bebes Sasha, ku është dora e saj. Foto të cilën e ka publikuar edhe mami Migena. Të shumta kanë qenë urimet për çiftin, të cilët janë prindër edhe të 6-vjeçares Elektra. Edhe revista Bordo i uron Gentit dhe Migenës një jetë të gjatë dhë të lumtur për Sashën e vogël!

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *