Lauresha tregon si e zgjodhën vëllezërit korçarë! 0 17

Së fundmi ka publikuar këngën më të re “Bang Bang”, e cila kësaj radhe e sjell në bashkëpunim me vellëzit Prifti. Sikurse tregon për Bordo.al Lauresha Ramadani, reagimet e këngës kanë qenë mjaft të mira dhe kënga po dëgjohet gjithandej.
Në një intervistë për Bordo.al, këngëtarja Lauresha Ramadani tregon sesi ishte të punoje me vëllezërit korçarë, angazhimet e saj përtej muzikës dhe planet e ardhshme.

Lauresha, së fundmi keni publikuar këngën tuaj më të re në bashkëpunim me vëllezërit Prifti. Si erdhi ky bashkëpunim?

Ideja e bashkëpunimit me vëllezërit Prifti erdhi nga producenti dhe autori i këngës, Gent Myftaraj.
Duke pasur marrëdhenie të mira me të dyja palët, ai u propozoi vëllezërve këtë bashkëpunim dhe ato pasi dëgjuan këngën dhe më dëgjuan dhe mua natyrisht, pranuan me shumë dëshirë të realizonin këtë projekt.

Na trego pak, si ishte të punoje me vellëzit korçarë?

Vëllezërit janë të jashtëzakonshëm. Është interesante karakteri tyre që është si minusi dhe plusi, Stefi i qetë dhe i matur, Endri “easy going”, plot temperament dhe plot humor. E kompletojnë njeri- tjetrin. Me karaktere të tilla është kënaqesi të punosh. Janë artiste me përvojë dhe shumë profesional në punën e tyre.

Megjithëse kanë kaluar vetëm pak kohë nga publikimi i këngës, si kanë qenë reagimet deri tani?

Reagimet kanë qenë mahnitëse. Kënga po dëgjohet gjithandej, po ashtu edhe jashtë Shqipërisë.

I ka përmbushur kjo këngë pritshmëritë tuaja?

Absolutisht. Këngën e kemi realizuar me shumë dëshirë, punë dhe përkushtim. Padyshim, qe ia ka vlejtur.

Ke publikuar disa projekte muzikore, por cilin prej tyre konsideron më të suksesshëm?

Përveç “Bang Bang”, kënga tjetër më e suksesshme është “Veshur me tradhëti”, e cila është konsideruar si një nga baladat më të mira të vitit 2015.

Cilat janë impenjimet e tua përtej muzikës?

Punoj si Interior Arkitekte dhe po ashtu ndjek edhe shkollën, në po të njëjtin drejtim.

Sezoni i verës është edhe periudha më me shumë angazhime për këngëtarët. Planet e tua artistike?

Këtë verë jam e hapur për gjëra të reja që janë produktive. Më pëlqejnë sfidat. Po ashtu, kam edhe koncerte dhe manifestime.

Ndonjë bashkëpunim të ri apo këngë të re së afërmi?

Projekti i rradhës është shumë afër.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *