KreuBordo Men

Sfilata safari punk e Louis Vuitton

Për pesë vjetorin e Kim Jones drejtimin artistik të homme Louis Vuitton, marka na dërgon në një udhëtim mes inspirimit afrikan dhe mjeshtërisë franceze me një kombinim punk londinez në sfilatën pranverë-verë 2016 në Paris.

Kjo vihet re menjëherë që në veshjen e parë që shfaqet, që është një simbol i një sfilate që kryqëson rrugët e kontinetit afrikan me Londrën dhe Parisin, një pardesy bezhë me motive krokodil. Kjo pardesy ekzotike kombinohet shumë mirë me një çantë me lëgurë struci.

Për sa i përket bizhuve gjejmë detaje punk të orientuara nga luksi, pirsing të kthyer mbrapsht, apo varse lëkure si atë të kafshëve shtëpiake. Por në këtë koleksion nuk kishte si të mos mungojë xhinsi, me një prerje prej eksploruesi tip Indiana Jones, gjemë një kombinim xhins që ngjason me lëkurën e krokodilit ngjyrë blu denim. Madje për të theksuar pak më shumë aspektin djal i keq, shtojmë edhe një çantë me etiketa të dizenjuar nga vëllezërit Chapman, të njohur për veprat e tyre me elemete horrori.

Mes të tjerash gjejmë edhe detaje të tjera punk si tuta, të kombinuara me një xhiboks me lesh angora që të kujton lëkurën e antilopës… me pak fjale: Wild.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF