Vajza e pastrueses që vodhi shtëpinë e Getoarit dhe Marinës! 0 17

Vjedhja në shtëpinë e reperit Getoar Selimi dhe prezantueses Marina Vjollca ishte në fokus të mediave ditën e djeshme. Ndërkohë që sot janë zbuluar më shumë detaje të autorëve dhe grabitjes.
Balkanweb shkruan se 17 vjeçarja me inicialet D.K, e cila vodhi një orë me vlerë 35 mijë euro në shtëpinë e Getoar Selimit nuk i është dashur të përdorë aspak dhunë, pasi ajo ka hyrë bashkë me të emën, e cila ishte pastruesja e shtëpisë. Pasi ka marrë orën me vlerë 35 mijë euro, ajo është larguar bashkë me të ëmën në shtëpinë e tyre në Kamëz.
Më pas, 17 vjeçarja është takuar me të dashurin e saj, Mërgim Lala, të cilit i ka dhënë orën e vjedhur. Duke qenë se nuk kishte shenja dhune tek dera, policët kanë dyshuar menjëherë tek pastruesja, e cila e ka ndihmuar policinë për të gjetur autorët. Pas një kontrolli në shtëpinë e të dashurit të vajzës, policia ka gjetur orën. Dy të rinjtë janë arrestuar tashmë.

Deklarata e plotë e policisë:

Më datë 24.07.2016, u arrestuan në flagrancë shtetasit D.K dhe Mërgim Lala, vjeç  17 dhe 20, banues në Kamzë, pasi dyshohet se, tek “Kodra e Diellit”, në banesën e shtetasit G.S, vjeç 34, , shtetasi D.K, ka vjedhur një orë me vlerë 35.000 euro dhe e ka fshehur në banesën e e shtetasi Mërgimi Lala. Nenet 134 e 300 të Kodit Penal.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *