Julian Deda feston ditëlindjen e bosit! 0 145

Aktori i madh i humorit shqiptar, Zef Deda feston sot 66 vjetorin e lindjes. Në këtë ditë tepër të rëndësishme për të, kurrsesi nuk kishte sesi të mungonte urimi i djalit të tij, Julian Deda.
“Sot ka ditëlindjen Bosi i familjes Deda. Babush, u bëfsh 100 vjeç! Ditëlindjet e prindërve janë absolutisht ditë të gëzueshme, por po të tregohemi të sinqertë me veten, duhet të pranojmë se nganjëherë se si ndjehemi, kur shohim vitet, që kalojnë dhe nuk kthehen më. Por, kjo është jeta dhe ne duhet të gezohemi edhe në këto raste, të jemi pozitiv. Pikërisht këtë na ke mësuar gjithë jetën Babush. Madje vazhdon e na e ushqen me të njëjtin intensitet, ashtu me fjalë të thjeshta, ashtu shkurt e saktë.
Na ushqen me pozitivitet, me energji dhe mbi të gjitha na injekton përditë e më shumë, të qenit një njeri pa hile. Kjo moto e jotja është shumë e rëndësishme për ty, dhe sigurisht edhe për mua.
Unë mund të rreshtoj këtu mijëra fjalë, por më mirë po e bëj sipas mënyrës tende, shkurt dhe sakte: Je më i miri. Të du fort”, ka shkruar Juli në facebook.
Edhe revista BORDO i uron ditëlindjen aktorit Zef Deda!

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *