Data simbolike: Pse Princ Leka dhe Elia Zaharia zgjodhën 8 tetorin për t’u martuar 0 40

Data e shumëpritur për Princ Lekën dhe Elia Zaharian po afron. Çifti do të celebrojë në martesë lidhje e tyre shumëvjeçare. Ata kanë zgjedhur 8 tetorin për ta bërë këtë, dhe kjo datë ka një simbolikë të veçantë. Çifti ka rrëfyer në një intervistë për mediat kosovare përse zgjodhën këtë datë.  “8 tetori është ditëlindja e mbretit Zog I. Kjo datë historike mbledh çdo vit familjarë dhe dashamirës që e kujtojnë dhe e nderojnë. Ndaj ne menduam që pikërisht në ditën e lindjes së tij, të kurorëzojmë lidhjen tonë”, thotë Princ Leka. Dasma që do të jetë e organizuar gjatë një dite të plotë, do të ketë të ftuar shumë miq. Kaligrafia e secilit prej emrave të të ftuarve do të shkruhet në ftesa nga piktor-grafist-kaligraf Avni Delvina, nipi i ish – ministrit të Drejtësisë, Hiqmet Delvina, njeriu që dikur firmosi martesën e monarkut Zog dhe Geraldinës.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *