Ekskluzive për Bordo/Ftesa e dasmës së djalit të Ylli Ndroqit 0 744

Pas lajmit ekskluziv të publikuar nga Bordo.al të martesës së djalit të drejtuesit të medias Ora News, Ylli Ndroqi, ja ku mbërrin edhe ftesa zyrtare e dasmës luksoze.
Në revistën BORDO ka mbërritur sot ftesa e dasmës, e cila do të mbahet në mbrëmjen e 10 shtatorit në Pallatin e Kongreseve. Me një dizajn tepër elegant, ku si lejtmotiv është zgjedhur Pema e Jetës, zarfi e mandej ftesa, të dëshmojnë se dasma e Redonit dhe Miriamit ka për të qenë tepër e kuruar në detaje. Përtej ftesës, në tekst është i përcaktuar edhe kodi i veshjes, ku sigurisht nuk është e lejuar veshja e bardhë apo e zezë, një gabim që e bëjnë shpesh të ftuarit në dasma.
“Në ditë të shënuara çdokush kërkon të ketë afër njerëzit e dashur. Ndaj kemi kënëqësinë t’ju ftojmë në celebrimin e martesës së djalit tonë z.Redon Ndroqi dhe znj.Miriam Akopian; Ditën e Shtunë, Dt.10 shtator 2016, ora 20:30; Darka tek Pallati i Kongreseve, Tiranë; Prania juaj do të na nderonte! Përzemërsisht, Mimoza dhe Ylli Ndroqi; Kodi i veshjes: Zonjat: Fustan mbrëmje, me përjashtim të ngjyrave të bardhë dhe të zezë; Zotërinjtë: Kostum i errët & Kollare”, shkruan në ftesën e dasmës.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *