Letra e Keanu Reeves që çmendi rrjetin dhe mediat shqiptare 0 120

Një letër që besohet të jetë shkruajtur nga aktori hollivudian Keanu Reeves ka kaluar në ekstazë mediat shqiptare dhe rrjetet sociale. Letra flet për botën dhe marrëdhëniet mes njerëzve, mungesës së dashurisë dhe mënyrën se si meshkujt i trajtojnë femrat. Sipas kësaj letre Reeves është i mërzitur nga kjo botë. Ai thotë se po shkatërrohet rendi familjar dhe femrat nuk duan të kenë fëmijë. Një letër e bukur kur e lexon, por ka një PROBLEM: Nuk e ka thënë apo shkruajtur Keanu Reeves. Letra nisi të qarkullojë pak muajë më parë në rrjetet sociale në vendet arabe por autori nuk dihej. Më pas ajo u kthye në virus në internet dhe është përkthyer në çdo gjuhë. Ndërkohë që ditët e fundit e kanë përkthyer edhe disa portale shqiptare dhe e kanë futur sikur e ka thënë Keanu Reeves. Vetë aktori është shprehur në një intervistë në fillim të vitit 2016 se nuk e ka thënë apo shkruajtur ai këtë letër. Por mediat shqiptare nuk e kanë marrë mundimin që të verifikojnë diçka të tillë. Por pavarësisht se letra nuk është e tij, ajo është e bukur dhe vlen shumë për ditët e sotme, ndaj ne po jua servirim t’i hidhni një sy, megjithëse nuk e dimë cili është autorit 😉

Letra:

 “Unë nuk mund të jem pjesë e një bote ku burrat i veshin gratë e tyre si prostituta duke treguar çdo gjë që duhet të mbrohet. Ku nuk ka asnjë koncept nderi dhe dinjiteti dhe ku mund te mbeshtetesh te diksuh vetem kur te thote “te premtoj”.

Ku grate nuk duan femije dhe burrat nuk duan nje familje.

Kur pinjollet besojne se jane te suksesshem pas timonit te makinave te baballareve te tyre, dhe ku nje baba i cili ka pak pushtet perpiqet t’u vertetoje ju se ju jeni askushi.

Ku njerezit deklarojne ne menyre flase se besojne ne Perendi me nje gote alkooli ne dore dhe mungesen e te kuptuarit e fese se tyre.

Ku koncepti i xhelozise konsiderohet i turpshem dhe modestia eshte nje disavantazh.

Ku njerezit kane harruar dashurine, por thjesht jane ne kerkim per partner te mire.

Ku njerezit riparojne cdo zhurme te makines se tyre, duke mos kursyer para dhe kohe, ndersa me veten e tyre, ata duken aq te varfer sa vetem nje makine e shtrenjte mund te fshehe ate qe jane.

Ku djemte harxhojne parate e prinderve ne klubet e nates, nen tinguj primitive dhe vajzat bien ne dashuri me ta, per kete.

Ku burrat dhe grate nuk jane me te identifikueshem dhe ku e gjithe kjo quhet liria e zgjedhjes, por per ata qe zgjedhin nje rruge te ndryshme, quhen te vonuar ose te prapambetur.

Une e kam zgjedhur rrugen time, por eshte per te ardhur keq qe une nuk e kam gjetur mirekuptim mes njerezve tek te cilet kam shpresuar se do ta gjeja me shume se askund…”.

*Keanu Charles Reeves lindur më 2 Shtator, 1964 në Beirut, Lebanon. Reeves është një aktor kanadez. Ai ndoshta njihet me emrin Neo nga filmi The Matrix dhe gjithashtu për rolet e tij ne filmin Speed dhe komeditë Bill & Ted’s Excellent Adventure. Gjithashtu është anëtar i grupit Dogstar, gjatë viteve 1990, si një basis

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *