KreuCelebrity

Përgjaket koncerti i reperave shqiptarë!

Kida, Mozzik dhe Getinjo nuk kanë mundur të përfundojnë mbrëmjen e tyre muzikore në Podujevë. Koncerti është ndërprerë pas një sulmi me koktej molotovi në lokalin ku po përformonin artistët, shkruan Opinion.al.
Këtë e ka konfirmuar edhe komandanti i Policisë Rajonale të Podujevës, Bekim Bislimi.
“Mbrëmë rreth orës 21:20 minuta, në një lokal, ishte duke u mbajtur një koncert, ku nga disa persona të panjohur dyshohet se kanë hedhur dy shishe koktej molotovi, ku si pasojë e kësaj janë lënduar dy qytetarë, të cilët janë dërguar menjëherë për trajtim mjekësor. Të shtëna me armë nuk ka pasur”, tha Bislimi për Express.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF