Veshja ‘In’, që u përqafua nga VIP-at shqiptarë 0 18

Vera tashmë ka ardhur dhe të gjithë janë duke i dhënë ngjyra të reja garderobës së tyre, duke u bazuar në tendencat më të fundit të modës. Nga Kendall Jenner dhe deri tek fashionistet shqiptare kanë zgjedhur bluzën me mëngë të rëna për t’i dhënë pamjes së tyre një tjetër ‘look’.
Personazhe të njohur të Hollywood-it, modele dhe fashionista, kanë zgjedhur bluzën me mëngë të rëna, ku dominon ngjyra blu, por nuk përjashton as ngjyrat e tjera, të cilat ju japin një pamje të freskët dhe verore. Jo vetëm bluza, por edhe fustane të së njëjtës prerje janë dy nga veshjet më “in” të kësaj periudhe, të cilat vijnë nga markat e njohura si “Mark and Spencer”, “Zara”, “H&M”, “Mango”, “Rebecca Minkoff”, etj.
Beyonce, Kendall Jenner, Sofia Vergara, Olivia Palermo, Hailey Baldwin, Dakota Fanning, Julia Robert janë vetëm disa prej emrave që e kanë përqafuar këtë trend. Ndërsa në vendin tonë personazhe si Lori Hoxha, Arbana Osmani, Xhemi Shehu, Jonida Maliqi dhe Armina Mevlani i kanë shtuar garderobës së tyrë bluzën me mëngë të varura.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *