Adrola Dushi, nga SHBA-ja në Azi! 0 322

Adrola Dushi, është një nga modelet më të bukura shqiptare, e cila ka pasur fatin të nënshkruajë një kontratë me një angjenci modelingu amerikane. Revista Bordo ka mësuar nga burime afër modeles se bëhet fjalë për një kontratë 3 vjeçare. Fillimisht ajo do të zhvendoset dy muaj në Azi, ndërkohë që nuk dihet se cili do të jetë projekti i modelingut që do të angazhoj atje bukuroshen shqiptare. Gjatë qëndrimit të saj në Azi, djali i modeles Troi do të qëndrojë me familjen e modeles në Amerikë.
Adrola Dushi u kurorëzua si më e bukura e Shqipërisë në vitin 2012 dhe më pas përfaqësoi vendin tonë më Miss Universe. Ajo ka realizuar një sërë spotesh dhe sete fotografike në vendin tonë dhe ne shpresojmë që të ketë të njëjtin sukses në Azi dhe Amerikë.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *