KreuCelebrity

Ermal Mamaqi me një bashkëprezantuese “bombë” në Tv Klan, ja kush është ajo

Shtatori do ta gjejë në Tv Klan Ermal Mamaqin i cili vendosi të largohet nga Digitalb pavarësisht se emisioni i tij kishte një sukses të madh. Dëshira për të gjetur hapësira të reja dhe ndoshta më shumë para, e shtynë atë të pranonte ofertën e Aleksandër Frangaj. Por ndryshe nga Digitalb ku e drejtonte emisionin i vetëm, në Klan Mamaqi do të ketë një kolege. Ajo është Kristin Prengaj. Përmes fotove dhe videove në rrjete sociale Ermali ka treguar hap pas hapi përgatitjet për emisionin e tij të ri dhe ë fundit vjen përmes kësaj video me modelen seksi Kristin Prengaj. Krahas videos Ermali ka shkruar rreth projektit të ri duke lënë të kuptohet se Prengaj do të jetë pjesë e këtij emisioni.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF