KreuStil Jetese

Rolls-Royce: Me dy ekzemplarë unik në Summer Studio Sardenjë

Rolls-Royce dhe sektori i personalizimeve Bespoke kanë realizuar dy ekzemplarë unikë të versioneve Wraith dhe Dawn, të prezantuara gjatë ingaurimit të Summer Studio në Porto Cervo, në Sardenjë. Tema e zgjedhur për këtë realizim është quajtur “Dusk Until Dawn” (fjalë për fjalë: nga perëndimi në mëngjes).

Bespoke Wraith. E karakterizuar nga një bojë dy ngjyrëshe që luan mes tonaliteteve të grisë dhe dekorimeve lejla, ku pjesa e brendshme është e veshur me lëkurë Ostrich që kombinon me lejlane, blunë, të zezën dhe me drutin e errët. “Spirit of Ecstasy” që ndodhet mbi kofano është e pajisur me një ndriçim të veçantë gjithashtu.

Bespoke Dawn. E lyer me një ngjyrë të pazakontë që inspirohet nga peisazhi i Porto Cervo, me një jeshile smerald që merr ngjyrat e detit, në pjesën e brendshme është e veshur me rrobë në ngjyrat jeshile dhe të bardhë me frymëzim detar, ndërsa për të pasuruar edhe më shumë kroskotin qendror gjejmë smeraldë dhe perla të ngjitur në një strukturë prej floriri të bardhë.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF