KreuStil Jetese

Rrobet e plazhit më të bukura të kinemasë

Ndërsa përgatiteni të filloni pushimet dhe jeni duke ëndërruar veten buzë detit apo një pishine, ende nuk keni vendosur se çfarë do të zgjidhni mes një kostumi plazhi, rroba plazhi të zeza, bikini apo rroba plazhi tip James Bond Girl. Për të bërë zgjedhjen e duhur në përgjithësi inspirimi vjen nga heroinat e kinemasë. Në plazh mund të jeni cila dëshironi.

Dëshironi që kur të dilni nga uji të dukeni si Halle Berry në filmin “Die Another Day” apo si Scarlett Johansson tek “Scoop”? Preferoni më shumë ngjyrat e ndezura, portokalli ose të kuqe, me një dekolte të hapur. Keni dëshirë për një elegancë të thjeshtë duke qëndruar njëkohësishtë sensuale? Atëherë mund të ktheheni nga Romy Schneider në filmin “The Swimming Pool” apo Cemeron Diaz në “A Life Less Ordinary” që ka një kostum të zi që sublimon linjat dhe jep një pamje shumë ’90, që është edhe tendencë këtë sezon.

Por më të guximshmet mund të provojnë rroba plazhi më shumë nostalgjike, që janë me inspirim vitet ’40 si modeli i bardhë i panjollosur i veshur nga Keira Knightley në filmin “Atonement”, apo rrobat me dy pjesë të prera me shtrat të lartë si Rachel McAdams tek “The Notebook” apo si Gwyneth Paltrow tek “The Talented Mr. Ripley”.

Cilado qoftë heroina që do të zgjidhni për në plazh, asgjë nuk e vë në dyshim se rrobet e plazhit që do të vishni do të luajnë në favorin tuaj për të rritur temperaturat.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF