Të gjithë kërkojnë pasurinë 300 milionë dollarëshe të Prince! 0 203

Gjykata e Minesotës ka hedhur poshtë pretendimet e 29 personave që kërkojnë pasurinë e Prince, e cila kap vlerën e 300 milionë dollarëve.
Legjenda e muzikës u nda nga jeta në muajin prill, ndërkohë që nuk la asnjë testament dhe mbi të gjitha nuk ka asnjë fëmijë.
Gjykatësi ka dhënë urdhër për kryerjen e testeve gjenetike për 6 persona, të cilët pretendojnë se janë të afërm të këngëtarit të ndjerë. Po ashtu do të testohen gjenetikisht edhe 4 motra e vëllezer, ashtu si edhe 2 gra që besohet të jenë mbesa dhe stërmbesa të ikonës së popit. Testet gjenetike rrëzuan pretendimet e një burri në një burg të Kolorados, i cilit tha se ishte djali i Prince.
Si pjesë e vendimit të fundit të gjykatës së Minesotës, gjyqtari Kevin Eide arriti në përfundimi se pretendimi i një gruaje nga Xhorxhia se ajo dhe prince dikur kishin qenë të martuar nuk ishte i vlefshëm. Sipas gruas, Cia po përpiqej ta mbante të fshehur martesën. U rrëzuan gjithashtu kërkesat e 5 burrave, që këmbëngulnin se Prince ishte babai i tyre. Duket se ka për të qenë një gjyg i gjatë ndarja e pasurisë së këngëtarit.
Prince u gjet pa shenja jete në ashensorin e pronës se tij në Paisley Park, mëngjesin e 21 prillit.
Ekspertiza mjeko-ligjore zbuloi se vdekja e 57-vjeçarit kishte ardhur si pasojë e mbidozës së qetësueseve Fentanil, të rekomanduara nga mjeku.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *