KreuStil Jetese

Koleksionet e vitit 2017 të fustaneve të nuseve

Kërkesa është bërë, vendi dhe data janë përcaktuar por ëasti që presin më shumë të gjitha nuset e ardhshme, është ai i zgjedhjes së fustanit për ditën e madhe. Ndërkohë sezoni kur martesat kapin kulmin e tyre ka ardhur, ato që kanë planifikuar të thonë po këtë dimër ose verën e ardhshme duhet të fillojnë kërkimin që tani.

Krijuesit më të mëdhenjë, njëri pas tjetrit kanë paraqitur koleksionet e tyre të vitit 2017 për fustanet e nuseve. Sigurisht që e bardha është gjithnjë në vendin e nderit dhe tendenca bohem-shik është më e preferuara. Copëra delikate dhe dantella të bukura ndajnë pëlqimet e të premtuarave.

Tek Elise Hameau, dekoltetë në formë V shtohen, duke sublimuar njëkohësisht dekoltenë dhe kurrizin e zhveshur. Laure de Sagazan frymëzohet nga një shpirt baritor nën influencën e romaneve të Jane Austen dhe të shampanjës angleze. Tek Maison Floret, guxojnë një shpirt aventurier.

Për sa i përket aksesorëve, kurora e famshme me lule ka krijuar monopol përballë vellos që ka fituar pak terren. Duke e gjetur tek Laure de Sagazan dhe Maison Floret, provohet se tek tradita gjendet gjithnjë diçka e mirë. Në galerinë tonë të fotove do të gjeni fustanet më të bukura të nuseve të koleksioneve 2017.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF