KreuStil Jetese

Me të kuqe në tapetin e kuq!

Kur bëhet fjalë për tapete, evente apo promovime të rëndësishme, ngjyra e kuqe mbetet gjithmonë një zgjedhje e mirë. Edhe personazhet e njohur të ekranit dhe jo vetëm, kanë zgjedhur ngjyrën e kuqe ndër vite në evente të rëndësishme. Këtë vit në tapetin e kuq të Top Awards ishin të shumtë personazhet që veshjet e tyre i kishin preferuar në këtë ngjyrë.
Duke filluar nga jumpsuit i Armina Mevlanit, tek fustanet e gjata, klasike dhe elegante të Suada Sherifit dhe Ulpiana Lamaj dhe deri tek kostumi i kuq i Capital T, i cili bëri një paraqitje ndryshe në tapetin e kuq të Top Awards 2016, ishin vetëm disa nga zgjedhjet e veshjeve të personazheve.
Duke u inspiruar nga ky spektakël, revista Bordo ka bërë një vëshgim në arkivën e saj, nga ku sjellim disa nga personazhet që në evente dhe festa të ndryshme kanë zgjedhur të shfaqen me këtë ngjyrë.
Rezultati? Në mos të veshurat më bukur të mbrëmjes, ato dhe ata ia kanë dal të tërheqin vëmendje. Le t’i shohim së bashku!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF