Një fustan, 10 dasma, 120 vite 0 118

Ky fustan elegant nuserie është përdorur në 10 dasma për 120 vite.
Për çdo femër është shqetësim i madh zgjedhja e fustanit që do përdori në ditën e saj më të lumtur. Për Abby Kingsron nga Pennsylvania, USA, bënte përjashtim.  Ajo e dinte tashmë që në fëmijëri se çfarë do të vishte në ditën e saj të madhe. Në fakt, ajo ishte personi i njëmbëdhjetë në familjen e saj, e cila përdorte këtë fustan të veçantë. Fustan, i cili është trashëguar që nga viti 1895.
Jam e sigurt se nuk keni dëgjuar më parë për këtë lloj tradite familjare. E mrekullueshme!
Kur mamaja e Abbit e gjeti futanin, në arkivat e tezes së saj, ajo vendosi që të rimodifikonte fustanin për vajzën e saj, dhe ta kthente atë në gjendjen fillestare.
Ai ju mori specialistëve 200 orë riparim, për ta rikthyer atë në ngjyrën e shampanjës, punimi i mëngëve për t’iu përshtatur trupit të Abbit, si dhe në punimin e dantellës anash tij.

1895

Pas dasmës së stër stër stër gjyshes së Abbit, Mary Lowry Warren, e cila ishte e para që veshi këtë fustan në dasmën e saj, të realizuar në fund të shekullit të 19, u bë traditë e familjes që për çdo dasmë të përdorej ky fustan. Çdo herë fustanit i është dashur që të modifikohej sipas preferencave, si dhe në saj të masave trupore.

1946

Tradita në fakt pati 50 vite vonesë sepse vajzat e Lowry nuk patën asnjë interes për fustanin. Nusja e dytë e cila e përdori ishte Jane Woodruff, e cila e veshi fustanin në dasmën e saj në vitin 1946.

1948

2 vite më mbrapa në një tjetër dasmë, fustani ka mbetur sërish i njëjtë.

Përshtati: Kristina Ismail

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *