Kush janë “Albanian Kardashian”?! 0 170

Nuk janë shembulli më i mirë për t’u ndjekur, por ama kur bëhet fjalë për veshjen, ato janë gjithmonë një hap përpara! Moda, duket se nis prej tyre tashmë prej disa vitesh. Bëhet fjalë për familjen Kardashian-Jenner, që u bë e njohur pas reality show-t të tyre, dhe që sot ndiqen nga miliona femra për veshjet e tyre. Ato që i ndjekin këmba-këmbës dhe që kanë mundësi t’i mbajnë këto veshje super të shtrenjta në Shqipëri, janë padiskutim femrat e familjes Hoxha. Duke filluar nga më fanatikja Lori Hoxha, motra e saj Sara e deri tek nëna e tyre Vjollca vijnë në këtë album të përzgjedhur nga bordo.al ku do të befasoheni. Kemi zgjedhur vetëm disa nga veshjet që i kemi parë nga Kardashian tek Hoxhat, duke filluar nga Vjollca me një fustan VALENTINO couture, të zi me krahët pelerinë, të cilin ajo e veshi në inagurimin e ambienteve të reja të TOP Media në tetor 2015, ndërsa e kishim parë të veshur nga Kim, në shtator të 2015-ës, fustan ky që kushton 4.450 dollarë.
Lori Hoxha, vajza e madhe e familjes Hoxha është parë më shumë se njëherë të vishet me të njëjtat veshje si Kim Kardashian. Ajo zgjodhi fustanin e bardhë të Balmain për t’u shfaqur në Top Fest 2014, ndërsa Kim e veshi në MTV 2014.
Një vit më pas në qershor 2015, Lori Hoxha kaloi në tapetin e zi të Top Fest me të njëjtin veshje Balmain, të cilin e kishte veshur edhe Kim në Mars të 2015.
Më tej, Lori dhe motra e Kim, Kourtney Kardashian u panë me të njëjtën Jampsuit Balmain në të njëtën kohë. Kourtney e veshi në 13 tetor në 50-vjetorin e revistës COSMOPOLITAN, ndërsa Lori në 16 tetor në festën e Top Media.
Sara ndërkaq në të njëjtin event u vesh me një jampsuit të zi Balmain, duke sfiduar motrën tjetër Khloe Kardashian, e cila e veshi në nëntor të 2015-ës.
Në galerinë e fotove që ju sjellim do të mund të shihni disa prej veshjeve që i kemi hasur tek femrat e të dyjave familjeve.

 

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *