Makiazhi veror: Inspirimet më të bukura nga sfilatat 0 93

Kur jeni në plazh e haroni makiazhin për të marrë ngjyrë me një krem mbrojtës UV. Por gjatë mbrëmjeve, për të vënë sa më shumë në pah ngjyrën tuaj çokollatë duhet të zgjidhni një makiazh të këndshëm dhe sa më veror.

Makiazhi gjatë verës shfaqet ndjeshëm më ndryshe nga ai që përdorni gjatë pjesës tjetër të vitit. Gjatë pushimeve disa kënaqen me një makiazh të lehtë ndërsa të tjera e vënë lëkurën e tyre në pushim duke bërë zgjedhjen e zero make-up. Por periudha verore imponon gjithashtu mbretërimin e e mascaras waterproof dhe të shkëlqyesve. Në fakt është gjatë verës, kur jeni me pushime, që jeni të shlodhur dhe kani marrë pak ngjyrë që keni dëshirë të eksperimentoni në aspektin e makiazhit. Një buzë të kuqe të ndritshme, qepalla me shkëlqim, një linjë të syrit pop.

Në podiumet e sfilatave pranverë-verë 2016, toni është dhënë duke i hapur vend ngjyrave, jbuzëve të mbushura me ngjyra intensive, të shkëlqyeshme si shurup tek Dior apo mat kadifeje tek Topshop Unique. Gjejmë gjithashtu rozën trëndafil apo metalike tek sfilatat Jason Wu, Giles dhe Hussein Chalayan. Tonalitetet përshtaten me ngjyrën çokollatë të lëkurës në version duke filluar nga roza krem që e gjejmë tek Michael Kors, duke vazhduar me të verdhën varak tek Alberta Ferretti apo thjesht me një prekje të lehtë si tek Balmain.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *