Pokemon Go edhe në fushatën presidenciale amerikane! 0 102

Ekipet e fushatave të Hillary Clinton dhe Donald Trump përdorin lojën video “Pokemon Go”, një fenomen i vërtetë botëror, për të tentuar që të joshin votues të rinj, në veçanti më të rinjtë, apo për të shpërndarë mesazhet e tyre.

Kandidatja demokrate Hillary Clinton deklaroi të shtunën e kaluar në një diskurs se ekipi i saj dhe ajo vetë kërkojë të përfitojnë nga popullariteti i lojës për të tërhequr votues.

“Nuk e di kush e ka krijuar Pokemon Go, por do të përpiqem të shoh si mund të përdorim Pokemon Go në qendrat e votimit”, kishte deklaruar ajo.

Organizatorët e fushatës së Clinton dërgojnë anëtarë të ekipit të shëtisin nëpër parqe, rrugë dhe vende të tjera publike në kërkim të këtyre lojtarëve.

Misioni i tyre është që t’i tërheqin për pak minuta nga telefoni i tyre dhe kërkimet e tyre për Pokemona për t’i ndihmuar të regjistrohen në listat elektorale.

Por edhe ekipi i Donald Trump nuk mbetet mbrapa.

“Trump Tower” në Nju Jork është shndërruar në një destinacion popullor për të rinjtë e “Pokemon Go” dhe javën e kaluar, ekipi i fushatës së Trump ka pulikuar një video ku vë në lojë rivalen e tij duke treguar Pokemon me titullin “Jo Hillary të pangopurën”.

Kjo lojë për telefona celularë, e krijuar nga “Niantic Labs” në partneritet me “Nintendo” dhe filialin e saj “The Pokemon Company”, nxit njerëzit të dalin në kërkim të personazheve virtuale të shpërndarë në hapësira publike reale.

Ky aplikacion është shkarkuar më shumë se 75 milionë herë, dhe është shumë i pëlqyer nga publiku i ri duke mundësuar lokalizimin e lojtarëve të tjerë.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *