Receta e koktejlit “Daiquiri” 0 4

Diku në një det të largët në ishujt e Karaibeve, me rërë të bardhë dhe palmat që bëjnë hije mbi detin kristalin, nuk do mund të imagjinohej mungesa e pranisë së porcionit magjik të një koktejli, që thjesht do na freskonte dhe do na rriste stimulin për të shijuar atë gjendje përrallore!
Mbase kështu lindi që në origjinën e largët dhe të padefinuar ekzaktësisht kur, por legjendat mbi koktejlet e para kanë mbërritur deri në ditët e sotme, duke na ruajtur atë ndjesinë e lëngut që bën “magji” në shpirtin tonë. Jo rastësisht legjendat mbi koktejlet vijnë nga vendet e ngrohta dhe me dete të bukura, sepse aty do të ishte dhe vendi perfekt për ta pirë, në një shoqëri alegro ( këtu lidhet hyrja me koktejlin e parë, atë me gotë transparente në forme Y ), ashtu siç ndodhi diku rreth viteve 1800, kur pushtuesit amerikanë hynë në Kubë dhe pasi zbarkuan në gjirin e mrekullueshëm Daiquiri, u pritën nga vendasit, – thotë legjenda, – me një pije të bërë nga bashkimi i lëngut të limës dhe një substancë magjibërëse që më vonë rezultoi të ishte rum, të cilën kubanët e nxirrnin nga kallami i sheqerit.
Receta nga Colonial Tirana nga Ilir Dushkaj:

Përbërësit:

  • Shurup sheqeri
    Lëng lime
    Rum
Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *