KreuStil Jetese

Rrobat e plazhit të zeza, një veshje që nuk del kurrë nga moda!

Tedencat vijnë dhe ikin por një gjë është e sigurt që qëndron, e zeza nuk del kurrë nga moda. Kjo vlen si në rrobat e përditshme ashtu edhe në plazh. Kjo ngjyrë nuk njeh asnjëherë lodhje dhe është gjithnjë aktuale duke ju mbajtur kudo dhe në çdo moment elgante.

Të shtrira mbi rërë me syzet tuaja XXL vitet ’70 dhe një shall të lidhur nëpër flokë model Bardot, ëndërroni veten të jeni një “femme Fatal”. Rrobat e plazhit të zeza në këtë rast bëhen aleati juaj kryesor, ashtu si fustani i zi, ato janë të thjeshta dhe efikase në çështjet e lukut, duke garantuar qëndrushmëri cilado qoftë zgjedhja juaj e aksesorëve.

Sepse ajo kombinohet me të gjitha modelet dhe ngjyrat e flokëve, di gjithnjë t’ju vërë në pah. E zeza është delikate, pavarësisht kritikave të disave, është një ngjyrë e vërtetë për plazh që zbukuron ngjyrën çokollatë të trupit tuaj… dhe mbi të gjitha i fsheh të gjitha difektet mbi mënyrën si ju rrinë rrobat e plazhit, që pengon, madje mbulon krejtësisht çdo transparencë të padëshiruar.

Rrobat e plazhit të zeza mundësojnë çdolloj përzierje dhe kombinimi. Me bizhu, shallra, sandale, atlete, mundëson të përshtasni stilin tuaj me plazhin menjëherë. Lajmi i fundit i mirë, sepse për rrobat e plazhit të zeza ekzistojnë të njëjtat marifete si për fustanin e zi, mjafton të ndryshoni akesorët për të ndryshuar luk. Rrobat e plazhit të zeza ofrojnë mjaftueshëm mundësi për të ndryshuar stilin këtë verë që të mos bini në monotoni.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF