9 modelet që nuk plaken kurrë! 0 87

Shumë nga ne mendojnë se të qenurit e moshuar është një ndëshkim ose një sëmundje e pashërueshme. Por nuk është kështu! Gratë e përfshira në këtë shkrim na tregojnë se është e mundur të plakemi me sharm. Këto zonja nuk e fshehin moshën e tyre. Ato injorojnë steriotipet dhe thjesht jetojnë jetën e tyre në maksimum.
Nëse ju, për një arsye apo për një tjetër ndjeheni të pamotivuar për shkak të viteve, ne ju sjellim 9 mënyra të mrekullueshme për të lënë komplekset mënjanë. Thjesht lexo dhe ndiq shembullin e këtyre femrave.

Lauren Hutton, 72

Gjatë karrierës së saj, Lauren ka një numër rekord setesh fotografike për Vogue, dhe as që ka ndërmend të ndalojë. Në 2013 ajo pozoi për tre kopertina revistash: MUSE, Te Edit dhe Harper’s Bazaar.
Dhe në moshën 61 vjeçare, Lauren realizoi një sesion fotosh nudo për revistën Big, duke thënë: “Për të gjitha femrat e moshuara që të ndjehen krenare me trupin e tyre”.

Jacqueline Murdock, 86

Që në moshë të re, Jacqueline punonte si kërcimtare dhe ëndërronte të pozonte për kopertinën e një reviste. Por ne e dimë që herët apo vonë të gjitha ëndrrat bëhen realitet. Kur Jacqueline ishte 82, një fashion bloger me emrin Ari Seth Cohen e piketoi atë në një festë të qytetit, dhe më pas Lenvin i bëri asaj një ftesë në set fotografish për fushatën e tyre.

Daphne Selfe, 86

Daphne Selfe filloi karrierën e saj në moshën 20 vjeçare, por, kur u bë nënë e shumë fëmijëve, ajo hoqi dorë nga modelingu. Kur fëmijët e saj u rritën, Daphne kuptoi se i mungonte ajo arratisje dhe i kërkoi një agjencie modelingu që ti gjenin asaj një punë. Tashmë, përsa i përket modelingut, ajo është më e suksesshme tani sesa në rininë e saj.

Baddie Winkle, 86

Baddie ndjehet tepër komode me trupin e saj dhe po njësoj ndjehet edhe kompania DimePiece L.A.. Kjo markë ka përzgjedhur atë për imazhin e koleksionit të kostumeve të banjës. Ndërkohë që njerëzit në moshën e saj luajnë llotari, Baddie përdridhet dhe pozon me një fustan të tejdukshëm, ngjitur me një pishinë. Në llogarinë e saj në instagram (meqë ra fjala ka 2 milion ndjekës) me krenari thotë: “Duke vjedhur burrin tënd qē nga viti 1928”.

China Machado, 86

Një supermodele, e cila u bë e njohur që në rininë e saj dhe një muzë e Hubert Givenchy, China vazhdon karrierën e saj edhe në ditët e sotme, duke u shprehur kohë pas kohe se ajo është e detyruar të udhëtojë disa herë në javë drejt New York-ut, për setet fotografike të revistës New York. Në një intervistë për revistën New York, China tregoi se pinte vodka, nuk ka mbajtur kurrë diet dhe të vetmet produkte kozmetike që përdor janë sapuni Pond dhe kremi.

Valerie Pan, 75

Valeria ishte një modele në vitet ’60 dhe iu rikthye modelindut në moshën 65. Ajo bashkëpunoi me një kompani prestigjoze modelingu dhe mori pjesë në shumë evente ndërkombëtare mode. Në moshën 69 vjeçare, Valerie pati një set fotografish për një fushatë publicitare të dyqanit britanik, Debenhams.

Carmen Dell’Orefice, 85

Kjo grua elegante është regjistruar me një rekord botëror të Guinness, për karrierën më të gjatë si modele. Është interesante se pas setit të parë fotografik, 15-vjeçares Carmen iu tha se ajo nuk ishte fare fotozhenike dhe do ishte mirë që ta rimendonte karrierën e saj si modele. Është e qartë tashmë se edhe një ekspert mund të gabojë, sepse Carmen edhe sot e kësaj dite është duke u fotografuar për kopertinat e revistave.

Gitte Lee, 81

Gitte Lee ishte një modele e famshme ne vitet ’70, por më pas ajo u martua. Pas 50 vitesh martese të lumtur dhe të qetë, ajo iu rikthye pasarelës për të shkëlqyer. Në moshën 77 vjeçare, Gitte Lee u bë ylli i fushatës Céline dhe modele e Tim Ëaljer për Vogue-n Italian. Në 2014 ajo u bë imazhi i koleksionit të H&M.

Joyce Carpati, 82

Joyce, një ish-këngëtare e operas dhe drejtoreshë artistike e revistës American Cosmopolitan, pozoi për ravista si Dazed, Another Magazine dhe Guardian, dhe në 2013 ajo pozoi për fushatën e Karen Walker. Kjo femër sharmante deklaron se sekreti i saj kryesor për stilin e saj jetëgjatë është të qenurit elegante.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *