KreuCelebrity

Dua Lipa dhe Dafina Zeqiri i shprehin dashurinë dhe mbështetjen njëra-tjetrës!

Dua Lipa ka qenë mbrëmjen e djeshme e ftuar në emisionin e Jimmy Fallon, i cili shënon një tjetër sukses për këngëtaren me origjinë shqiptare. Edhe Dafina Zeqiri e ka uruar, duke i shprehur mbështetjen dhe dashurinë Duas.
“Jam kaq shumë krenare për këtë femër që shihni këtu. Ti ke bërë një rrugë të gjatë, me probleme, por me një talent që unë e kam parë live dhe që më mori mendjen. Unë i kam sytë me lotë dhe kjo nuk më ndodhur kurrë! Urime dashuri dhe uroj të të shikoj lart.”, ka shkruar Dafi.
E emocionuar dhe e vlerësuar nga ky dedikim, edhe Dua i ka komentuar Dafinës në Instagram.
“Faleminderit për mbështetjen që nga fillimi. Të dua”, i është përgjigjur këngëtarja.
Dafina Zeqiri dhe Dua Lipa janë dy prej këngëtareve më të suksesshme të momentit, të cilat ruajnë raporte miqësore dhe e mbështesin vazhdimisht njëra-tjetrën.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF