Emrat më popullorë të fëmijëve për këtë verë! 0 45

Shumë foshnja që do të vinë në jetë gjatë kësaj vere, do të kenë emra të inspiruar nga filmi “Star Wars”.
Faqja e internetit për emrat e fëmijëve, Nameberry ka bërë një krahasim të emrave më popullorë nga Qershori i këtij viti, me të njëjtën periudhë kohore të vitit të kaluar, për të parë se cilët janë më popullorë. Rezultatet janë vërtet të mahnitshme.
Nga ky krahasim ka rezultuar që kultura pop ka pasur një ndikim të madh në emrat e fëmijëve për këtë verë.
Emri Thomasin, është preferuar në shifra të mëdha, kjo për shkak të emrit të protagonistit kryesor në filmin horror “The Witch”. Po ashtu, edhe emri Rae, krahasuar me vitin e kaluar është preferuar në masë të madhe nga prindërit, për shkak të filmit “Star Wars” (Lufta e Yjeve) dhe këngëtares Carly Rae Jepsen.
Filmi “Star Wars” ka pasur një ndikim të madh edhe në emrat e djemve, veçanërisht Kylo, ashtu si edhe personazhi Kylo Ren.
Natyra, po ashtu ka qenë një frymëzim i madh për prindërit këtë verë. Emrat si Wren, Oak, Eden dhe Orion bëjnë pjesë tek më popullorët.
Sipas faqes më të njohur për emrat e fëmijëve, Nameberry, mësoni se cilët janë emrat më popullorë për vajzat dhe djemtë për këtë verë:

Emrat më popullorë për vajzat:

Thomasin

Leire

Rae

Eden

Wren

Ruby

Cala

Bernice

Vega

Francine

Emrat më popullorë për djemtë:

Kylo

Corin

Rex

Colm

Oak

Jace

Theo

Dane

Orion

Jude

Përshtati: Sidorela Lepri

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *