Kanella ndihmon në rritjen e… memorjes! 0 6

Kanella ze një vend prestigji mes erëzave aromatike përsa i përket shëndetësisë. Nëse studime të mëparshme kanë treguar rolin e saj kundër dhimbjeve të barkut duke përmirësuar tretjen, disa kërkime të reja tregojnë se kanella përmirëson memorjen.

Për të studiuar impaktin e konsumit të kanellës në tru, studiuesit amerikanë të Universitetit Rush dhe të “Veterans Affairs Medical Center” kanë vendosur disa minj në një labirinth, duke vendosur ushqim në dalje. Testi i parë shërbeu për t’i ndarë në dy grupe, më të shpejtit dhe ata që kishin më shumë vështirësi për të gjetur daljen. Gjatë testit të dytë, studiuesit i kanë dhënë për një muaj kanellë minjve më të ngadaltë.

Konstatimi i parë i bërë nga studiuesit ishte se minjtë më të ngadaltë arritën që të gjejnë daljen po aq shpejtë se minjtë më të shpejtë të testit të parë. Përfundimet e plota janë publikuar në revistën shkencore “Journal of Neuroimmune Pharmacology”.

Këto vëzhgime konfrimojnë rezultate të më parshme. Që në vitin 2013, një studim i publikuar në “Journal of Alzheimer’s Disease”, tregonte se kjo erëz mund të ngadalësojë shfaqjen e sëmundjes së Alzheimerit.

Ndonëse nevojiten më shumë teste për t’u bërë tek njerëzit për të konfirmuar plotësisht këto efekte asgjë nuk ju ndalon që të vazhdoni të konsumoni këtë erëz kaq të shijshme të pasur në antioksidantë, që ndihmon në eleminimin e toksinave nga organizmi. Kanella është gjithashtu antispazmike që favorizon kështu tretjen dhe zbutjen e dhimbjeve të barkut.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *