Kanotierja, kapelja verore e vajzave të stilit 0 129

Kapelja e kashtës me majën e sheshtë e zbukuruar me një fjongo (kanotier), shumë e pëlqyer nga Gabrielle Chanel, bën një hyrje të fuqishme këtë sezon në listën e produkteve të domosdoshme të modës. Fillimisht një kapele që dominonte mes marinarëve, sotë e gjejmë mes objekteve verore të vajzave të stilit. Fillimisht kjo tendencë ishte mashkullore, por në vitin 2016, janë vajzat që kanë rikthyer në shijen e ditës këtë kapele të freskët.

Kjo kapele është bërë popullore në botën e Fashion nga Maison Michel, mjeshtri i prodhimit të kapeleve për Chanel, ku mbulon kokën e muzës Chloë Sevigny dhe të aktoreve Diane Kruger dhe Jessica Alba.

Si në qytet ashtu edhe në plazh, anglezja Louise Roe, italiania Chiara Ferragni apo rusja Lena Perminova shfaqin kanotieret e tyre në të gjitha kombinimet duke grumbulluar gjithnjë e më shumë like në Instagram. Avantazhi i kësaj kapele tipike verore është se mund të kombinohet me gjithashka.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *