KreuCelebrity

Rihanna, një ikonë lufte dhe paqeje!

Rihanna, është personazhi i zgjedhur për kopertinën e shtatorit të revistës W. Këngëtarja vjen përmes faqeve të revistës me një stil ndryshe, tepër guximtare dhe paksa e “cmendur”.
Ajo ka pozuar për revistën W e mbuluar me zinxhirë, veshje lëkure, të brendshme tepër provokuese dhe në një sfond sa intrigues, aq edhe të errët.
Kjo përmbledhje fotosh e ka shndërruar atë në një ikonë mbretërore të luftës dhe paqes, ku madje është përshkruar si “luftëtarja trime e një të ardhmeje të errët”.
Kjo është hera e dytë që këngëtarja është në kopertinën e kësaj reviste për numrin e shtatorit. Edhe kësaj radhe, kuratorët e imazhit të revistës, donin të tregonin një Rihannë të panjohur deri tani nga publiku. Këto foto tregojnë se ia kanë dal më së miri.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF