KreuFashion

28 momentet më të diskutuara në Lojrat Olimpike

Në prag të çeljes së Lojrave Olimpike, Rio 2016 revista Bordo sjell disa kuriozitete që kanë vënë dyshim medaljet e fituara, apo të tjera që janë hequr konkurentëve që nga viti 1896 në Athinë, deri në olimpiadën e fundit të Londrës në 2012.

Athinë 1896: karroca e mashtrimit

Gjatë hapjes së Lojrave Olimpike, Spiridon Belokas mashtroi duke bërë një pjesë të mirë të garës me karrocë me rrota. Megjithatë, edhe pse me këtë hile, ai arriti të kalojë vijën e finishit në vendin e tretë.

Paris 1900: Femrat?! Ky Skandal

20 vite para se gratë amerikanë të lejoheshin të votonin, ato kishin të drejtë të merrnin pjesë në Lojrat Olimpike, gjë që solli mjaft tronditje në opinionin publik. (Vitin e parë ato kishin të drejtë të konkuronin në këto lojëra: tenis, kalërim, lundrim, kriket dhe golf, por përsëri kjo ishte një marrëveshje e madhe.

Saint Louis 1904: Unë mund ta kisha fituar garën, por makina u prish

Pasi vrapoi 9 milje, atleti Fred Lorz, i mbajti shpresat tek makina e menaxherit të tij për 11 miljet e ardhshme. Por makina u prish pak para finishit duke e detyruar të eci në këmbë pjesën tjetër të garës, duke nxitur brohoritjet e njerëzve, të cilët e panë atë të vinte më këmbë si fitimtar. Ai e pranoi hilen dhe se nuk ishte fituesi, por jo para se të kënaqej me lëvdatat e fituesit.

Londër 1908: Rregullat e kujt duhet të zbatohen?

Në 1908 në finale e garës 400 metra për meshkuj, amerikani John Carpenter manovroi për të bllokuar britanikun Wyndham Halswelle. Sipas rregullave të pistës amerikane, kjo gjë ishte e lejueshme, por jo në rregullat britanike. Carpenter u skualifikua direkt, sepse lojrat mbaheshin ne Londër. Dy të kualifikuarit e tjerë ishin amerikanë dhe kjo gjë nuk ju pëlqeu, ndaj vendosën të bojkotonin garën, duke e lënë britanikun të garonte i vetëm në pistën e 400 metërshit.

Los Angeles 1932: Çfarë ishte ajo zhurmë?

Pasi fitoi medaljen e argjendtë nw garwn me kuaj, suedezi Bertil Sandstrom, u zhvendos në vend të fundit pasi u akuzua se kishte përdorur zhurma të palejueshme për të kontrolluar kalin. Zhurmat konsistonin në zhurma ndjellëse me gojë, por ndërkohë ai u justifikua se ishte shala e tij që e shkaktonte këtë.

Berlin 1936: Test gjinor

Në vitin 1936 gara e 100 metërshit për femra u fitua nga amerikania Helen Stephens. Konkurentët protestuan duke e akuzuar se ishte shumë e shpejtë për të qenë femër. Pas kësaj, ajo iu nënshtrua një test gjinor ku rezultoi femër. Por nuk mbaron këtu historia, një dekadë më vonë ajo u vra në një qendër tregtare dhe autopsia rezultoi se Helen Stephens kishte organ seksual mashkullor.

Romë 1960: Nuk nevojiten këpucët

Në vitin 1960, stili këmbëzbathur nuk ishte një trend. Por etiopiani Abebe Bikila bëri gjithë botën të flasë për të, kur fitoi maratonën këmbëzbathur, pasi kështu ishte stërvitur gjatë gjithë kohës.

Romë 1960: Le të vendosim me sy të lirë?

Amerikani Lance Larson dhe australiani John Devitt përfunduan garën e 100 metërshit të notit stil i lirë, me pak sekonda diferencë nga njëri-tjetri. Në atë kohë nuk kishte një teknologji matëse dhe fituesi u vendos nga gjyqtari, pasi ai e kishte parë me sy të lirë. Devitt u shpall fitues, edhe pse Larson kishte prekur finishin i pari.

Tokyo 1964: Testi gjinor, jo i besueshëm

Ewa Klobukowska, një vrapuese polake, konkuroi në garën 4 x 100 metërsh dhe fitoi dy medalje, të artën dhe të bronxtën. Në 1967, ajo dështoi në testin gjinor duke iu hequr të dyja medaljet. Por historia nuk mbaron këtu, vite më vonë, kur ajo lindi djalin e saj, njerëzit kuptuan se testi mund të kishte dështuar ose ajo kishte një kromozom më shumë. Gjithsesi, testi gjinor mbetet i tmerrshëm, çnjerëzor dhe me mangësi.

Mynih 1972: Prit…kush është ai djalë?

Mund të duket sikur ky djalë është duke triumfuar në maratonë, por kjo është ajo çka besuan të gjithë në fillim. Më vonë u zbulua se ai ishte vetëm një tifoz gjerman, shakator dhe jo një atlet olimpik. Fitues i asaj garë doli amerikani Frank Shorter.

Qyteti i Meksikës 1968: Gjuha e trupit

Gjimnastja Vera Caslavska u bë heroina e popullit çek, kur gjatë ceremonisë të dhënies së medaljeve, ajo kaloi me kokën ulur para flamurit sovjetik, në shenjë proteste ndaj pushtimit të atëhershëm sovjetik.

Qyteti i Meksikës 1968: Rasti i parë i barnave stimuluese

Ky ishte viti ku u shfaq për herë të parë rezultati pozitiv për përdorimin e stimuluesve tek atletët. Hans- Gunnar Liljenwall, një atlet suedez, rezultoi pozitiv në testin e alkolit (edhe pse për shumë prej nesh alkoli nuk shquhet stimulim).

Qyteti i Meksikës1969: Përshëndetja e errët

Gjatë ceremonisë së ndarjes së medaljeve për garën e 200 metërshit, atletët amerikanë John Carlos dhe Tommie Smith veshën doreza të errëta dhe ngritën duart lartë, të mbledhura grusht, duke imituar përshëndetjen Black Power. (Të qenurit këmbëzbathur ishte një simbol për të varfërit në mbarë botën.) Ata u përjashtuan sepse simboli binte ndesh me të drejtat e njeriut.

Mynih 1972: nuk lejohet reklamat

Në 1972, garat me ski ishin një event i Olimpiadës verore. Skiatori austriak Karl Schranz u deklarua i papërshtatshëm për të garuar sepse ishte kapur nga një fotograf në një lojë futbolli, i veshur me një bluzë, ku ishte printuar një reklamë kafeje. (Në ato kohë për të konkuruar në lojrat olimpike duhet të ishe “amator” dhe nëse do kapeni me një bluzë që reklamon kafenë, ju duhet të ishit “profesionist”.)

Mynih 1972: Rrotullimi Korbut

Ishte viti kur gjimnastja sovjeke Olga Korbut ka kryer një lëvizje të ndaluar, e njohur që në atë kohë si “rrotullimi Korbut” Lëvizje kjo e cila edhe tani është e palejueshme, për shkak të rrezikshmërisë së saj.

Mynih 1972: Arbitër i keq

Në 1972 u shënua humbja e parë e skuadrës amerikane të basketbollit, që kur morën pjesë për herë të parë në 1936. Në vetëm 3 sekondat e fundit të lojës, gjyqtarët menduan t’ju jepnin rusëve një mundësi të fundit duke përmbysur rezultatin. Ndeshja mbaroi 50-51 për rusët gjë që solli një pakënaqësi tek amerikanët dhe ajo ndeshje akoma diskutohet.

Montreal 1976: Çfarë fitoreje?

Ishte viti ku rumunia Nadia Comaneci, u bë gjimnastia e parë, e cila mori notën 10 absolute në një kompeticion Olimpik. Ishte një rast i paprecedentë, aq sa nuk kishte një mënyrë për të transmetuar atë që kishte ndodhur. Në tabelën elektronike u shfaq ‘1.00’, ndërsa 9,99 ishte limiti i bordit!

Moskë 1980: Bras D’Honneur

Polaku Wladyslaw Kozakiewicz fitoi medaljen e artë në garën e kërcimit me shkop, por ajo çka e bëri të famshëm ishte përshëndetja e nderit që bëri duke iu drejtuar publikut sovjetik me grushtat ngritur në mënyrë të tillë që tregonte forcë. Kjo e bëri heroin e popullit polak.

Los Angeles 1984: Faji i kujt është?

Gjatë garës së 3000 metra për femra, amerikania Mary Decker u përplas me afrikano-jugoren Zola Budd, duke shkaktuar rrëzimin e Decker-it. Në fund të dyja fajësuan njëra-tjetrën dhe asnjëra nuk e mori përsipër.

Seul 1988: Ndalesa e parë, dëmtim i kokës, ndalesa tjetër…medalje ari?

Duket qartë se zhytësi amerikan Greg Louganis ka pësuar dëmtim në kokë, por kjo nuk e ndaloi atë të vazhdojë të korrë fitore, duke marrë medalje ari.

Los Angeles 1984: Dublimi i trupit, jo dhe aq bindës

Nëse nuk mund të konkurosh vetë, dërgo binjaken tënde. Këtë bëri Madeline de Jezusi, në pistën e Puerto Rican, ku pasi u dëmtua në kërcimin për së gjati, mendoi të dërgonte motrën e saj në një garë kualifikuese. Por trajneri e kuptoi dhe anulloi gjithçka.

Seul 1988: Ben Johnson

Atleti kanadez Ben Johnson fitoi garën e 100 metërshit, por ndjenja e ëmbël e fitores nuk zgjati shumë. Pasi 3 ditë më vonë u zbulua se kishte përdorur doping dhe medalja iu hoq direkt.

Seul 1988: Vendim Knockout

Kur gjykatësi deklaroi se amerikani Roy Jones Jr. humbi zyrtarisht përballë koreanit Park Si-Hun, kjo ishte një padrejtësi. Jones mbylli tre raundet me 86 gjuajtje ndaj 32 të Park-ut. Por më vonë gjyqtarët pranuan se ka qenë një presion nga Koreja e Jugut për të marrë një medalje.

Sydney 2000: Matja e trarit

Në lojrat e vitit 2000, gjimnastja australiane Alanna Slater, ngriti spekulime se trau duhej matur dhe se nuk ishte në rregull. Pas matjeve rezultoi se ajo kishte të drejtë dhe se trau ishte 2 inç më i ulët nga sa duhej të ishte. Pesë gjimnastet e tjera iu dha mundësia për të rikonkuruar, gjë që sigurisht solli shumë përçarje.

Sydney 2000: Kontrollo gjithmonë etiketat!

Kur gjimnastia suedeze Andreea Raducan i kërkoi trajnerit të saj diçka për të kuruar të ftohtin gjatë lojrave Olimpike, ai i dha asaj Nurfen, një ilaç për të ftohtin, gjë që i shkakatoi nxjerrjen nga gara. Pasi në testimin e bërë për drogërat ajo rezultoi pozitive.

Athinë 2004: Redcliffe humb kontrollin

Pas 22 miljesh maratonë, atletja britanike Paula Radcliffe u shemb në tokë dhe nuk ishte në gjendje për të vazhduar garën. Ajo u përball me një sërë debatesh publike, sepse një pjesë e mirë e tyre mendonin se rrëzimi i saj ishte i qëllimshëm pasi e dinte se nuk e fitonte garën. Ky ishte një skandal.

Beijing 2008: Debati i moshës

Gjimnastja kineze He Kexin, fitoi dy medalje ari gjatë Olimpiadës 2008 dhe mosha e saj 16 vjeç hapi shumë spekulime, pasi ajo nuk duhej të ishte lejuar të konkuronte. Sipas pasaportës së saj ajo rezultonte 16 vjeç, por disa sisteme regjistrash pohonin se ishte 14. Para mediave ajo deklaroi se në fakt ishte 16 vjeçe.

Londër 2012: Loja e pritjes

Shpatarja e Koresë së Jugut, Shin Lam edhe pse ishte në avantazh me një pikë, karshi gjermanes Britta Heidemann, në gjysëm finale, kohëmatësi i dha aksidentalisht kohë gjermanes, duke e shpallur fituese, sepse Lam kishte qëndruar në vend.

Londër 2012: Më shumë amerikanë sesa duhet

Gjimnastja amerikane, Jordyn Wieber mbaroi raundin e katërt në rrethrrotullimin e fundit kualifikues, nuk shkoi në finale. Pse? Sepse një rregull i Lojrave Olimpike thotë se jo më shumë se dy gjimnastë mund të ndeshen për të njëjtin titull. Sepse edhe vendi i dytë, edhe vendi i tretë ishin amerikane.

 

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF