KreuFashion

“Harry Potter dhe Fëmija i Mallkuar” rekord shitjesh në një dekadë

“Harry Potter dhe Fëmija i Mallkuar”, është libri që është shitur me shume dekadën e fundit në Britaninë e Madhe. Ky libër është shitur në mbi 680 mijë kopje vetëm për tri ditë duke ia kaluar librit “Fifty Shades of Grey” që në vitin 2012 ishte shitur në 664,478 kopje për një javë, sipas Kult Plus.

Ky liber  në gjuhen angleze titullohet “The Harry Potter and the Cursed Child” dhe është historia e tetë në universin Harry Potter. Aktualisht rekordin e shtijeve e mban “Harry Potter and the Deathly Hallows”, që është shitur në 780,000 kopje për një javë në vitin 2007, ndërsa seria gjithësej është shitur në 1.8 milionë kopje.

Ngjarjet zhvillohen 19 vite pas ngjerjeve të librit “Harry Potter and the Deathly Hallows” dhe përshkruan aventurat të Harry Potter, tashmë punonjës i Ministrisë së Magjisë dhe të djalit të tij më të vogël, Albus Severus Potter.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF