Marina Vjollca: E tepruat me akuza për operacione plastike! 0 196

Është vënë disa herë në qendër të vëmendjes për shkak të operacioneve plastike, por më në fund ka vendosur të reagojë për herë të parë. Me anë të një statusi dhe 2 fotove të postuara, Marina Vjollca i ka hedhur poshtë të gjithë këto zëra.
“Viti 2007, pak muaj pa bërë 17 vjeç. Nuk kisha komentuar ndonjëherë lajmet për “ndërhyrje kirurgjikale”, po mendoj se u teprua me akuza të paqëna.
Jam bërë pjesë e televizionit në moshën 15 vjeçare e normale që kam qenë në proces formimi dhe mënyra e të bërit make up është shumë ndryshe nga përpara. Flm për “skeptikët”, ka shkruar moderatorja në foton e postuar.
Po ashtu, Vjollca ka postuar një tjetër foto kur ajo ishte velinë në emisionin “Fiks Fare”. Pavarësisht reagimit të Marinës, janë të shumtë fansat që i kanë komentuar që ajo duket kaq ndryshe dhe është e kot të mohojë operacionet e kryera.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *