Sam Smith, surpriza më e bukur e Rita Orës! 0 43

Këngëtarja me origjinë shqiptare ka postuar një foto ku shihet e lumtur, teksa Sam Smith e puth në faqe. Edhe mbishkrimi që ajo i ka vendosur fotos krijon paska konfuzion.
“Surpriza më e bukur të të shihja ty. Rrezaton mirësi. Më kishe munguar”, ka shkruar Ora përkrah fotos. Kaq ka mjaftuar që fansat të vërshojnë në një sërë komentesh, ku i komplimentojnë se duken bukur dhe do të ishin një çift i mirë së bashku.
Rita Ora dhe Sam Smith njihen prej kohësh, por nëse kjo foto tregon thjesht një raport miqësor apo diçka më shumë, mbetet për t’u parë.
Pak kohë më parë këngëtarja u fotografua në shoqërinë e Lewis Hamilton, çka krijoi edhe aludime për një lidhje të mundshme mes tyre. Por mesa duket paska qenë thjesht një flirt kalimtar!

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *