Sasha Obama bëhet… kamariere! 0 168

Ndërkohë që Malia Obama përfiton nga pushimet e saj të verës për t’u argëtuar me miqtë dhe të kërcejë në festivale të muzikës, vazja e dytë e presidentit të SHBA-së ka gjetur një punë të vogël verore… pak më pakë argëtuese. Në fakt, Sasha Obama është punësuar tek “Nancy’s”, një restorant me fruta deti që ndodhet në ishullin Martha’s Vineyard, në jug të Cape Cod (Masaçuset).

Sipas informacioneve të “Boston Herald”, vajza e re 15 vjeç këtu po mëson të gjitha marifetet e zanatit, nga puna në arkë tek përgatitja e tavolinave. Në fakt vajza e Michelle Obama është paraqitur në vendin e punës me emrin e saj të vërtetë, Natasha, por adoleshentja nuk ka kaluar për shumë kohë pa u vënë re. “Pyesnim përse kishte gjashtë persona që ruanin këtë vajzë, më pas zbuluam se kush ishte ajo”, tregon një i punonjës i “Boston Herald”.

Kështu, Sasha Obama është një punonjëse gati si gjitha të tjerat, nëse nuk i vëmë re gjashtë agjentët që janë mobilizuar rreth restorantit për të garantuar sigurinë e vajzës së presidentit.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *