Si të kuptoni kur dikush ju gënjen 0 160

Gjatë ditës na ndodh shpesh që persona të caktuar na gënjejnë. Por, lajmi i mirë është se zbulimi i këtyre gënjeshtrave është më i lehtë se sa kemi menduar.

Analistja e sjelljeve dhe eksperte e gjuhës së trupit, Dr. Lilian Glass, e cila ka punuar për FBI-në për demaskimin e mashtrimeve, thotë se kur dëshironi të kuptoni nëse dikush nuk është i sinqertë, duhet t’i kushtoni vëmendje të veçantë shprehjeve të fytyrës, gjuhës së trupit dhe mënyrës si flasin.

E ndryshojnë pozicionin e kokës shumë shpejt.

Nëse e shihni dikë duke e lëvizur kokën shpesh kur i bëni pyetje të drejtpërdrejt, ai mund të jetë duke ju gënjyer.

Frymëmarrja e tyre ndryshon.

Kur dikush është nervoz dhe po ju gënjen, ai fillon të marrë frymë më rëndë. Shpatullat i ngrihen dhe zëri i bëhet më i cekët.

Prekin ose mbulojnë gojën.

Personat që gënjejnë në mënyrë të paqëllimshme e mbulojnë gojën kur dëshirojnë të shmangin një pyetje.

Instinktivisht mbulojnë pjesë të ndryshme të trupit

Me siguri që është duke u përpjekur t’ju gënjejë nëse dikush i lëvizë duart për të mbuluar fytin, gjoksin, qafën, kokën apo abdomenin.

Të shikojnë pa i kapsitur sytë.

Kur njerëzit gënjejnë, është e zakonshme për ta të thyejnë kontaktin me sy, por gënjeshtari mund të shkojë edhe më tutje për të mbajtur kontaktin me sy vetëm për t’ju kontrolluar dhe për t’ju manipuluar.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *