Një mesazh plot dashuri nga Michelle për ditëlindjen e Barack Obamës! 0 122

Presidenti i SHBA-ve, Barack Obama feston sot 55 vjetorin e lindjes. Në këtë ditë të rëndësishme për të nuk kishte sesi të mungonte edhe urimi i bashkëshortes së tij, Michelle Obama.
Zonja e Parë ka shfrytëzuar rrjetet sociale për të uruar Obamën, ku përveçse urimit ka zgjedhur edhe një foto tejet domethënese dhe larg pozave standarte.
“55 vjet i ri dhe kjo buzëqeshje vazhdon ende të më marrë mendjen. Gëzuar ditëlindjen Barack! Të dua”, ka shkruar Michelle.
Ajo ka zgjedhur një pozë të veçantë për urimin e saj, ku shihet teksa i prek me delikatesë mjekrën presidentit dhe ai që i buzëqesh plot ëmbëlsi.
Urimit të Zonjës së Parë për ditëlindjen e Barack Obama i janë bashkuar edhe qindra ndjekës në Instagram.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *