KreuStil Jetese

Përbërësit e dëmshëm në produkte kozmetike

Çdo ditë përdorim sapunin dhe detergjentët për t’u larë, përdorim krem për fytyrën dhe trupin për ta bërë lëkurën tonë të butë, shampo dhe balsam për t’i bërë flokët e mëndafshtë, për të mos përmendur sasinë e pafund të produkteve kozmetike që gratë i përdorin për bukurinë e tyre, siç janë: buzëkuqët, hijet e syve, maskarë, laps, manikyr, etj. Por a keni menduar ndonjëherë se çfarë ka brenda produkteve që ne përdorim çdo ditë?

ALUMINIUM – E gjejmë brenda shumë produkteve, kryesisht, në deodorantë që përmbajnë deri në 20% të kripërave të aluminit. Përdorimi i zgjatur i këtyre substancave është i lidhur me rrezikun e shfaqjes së kancerit të gjirit. Kripërat e aluminit janë në gjendje të dëmtojnë në mënyrë të konsiderueshme ADN-në e qelizave, duke stimuluar degjenerimin e tyre në qelizat e kancerit.

PARABENЁT – Gjashtë parabenët kryesorë që mund të gjeni janë: metilparaben, etilparaben, propilparaben, isobutilparaben, butilparaben dhe benzilparaben, të cilët përdoren ne kremat hidratantë, në kremat e diellit, në pastën e dhëmbëve, shampo, larësit intim, deodorantët, në shkumën e rrojes, me pak fjalë, në shumicën e produkteve kozmetike të përdorimit të përditshëm. Këto substanca depërtojnë përmes lëkurës dhe akumulohen brenda indeve. Parabenët dyshohen se janë substanca kancerogjene serioze.

SULFATET – Janë substancat që mundësojnë krijimin e shkumës në detergjentët dhe pastruesit e ndryshëm. Janë të pranishëm në të gjitha produktet që përdorim për të pastruar trupin dhe flokët dhe më i njohuri ështe padyshim sulfati i soduimit të laureth-it (SLES) dhe sulfati i sodiumit të  lauryl-it (SLS). Nuk janë substanca kancerogjene, siç mendohej disa vite më parë, por janë lëndë shumë agresive ndaj lëkurës dhe është më mirë të kufizohet përdorimi i tyre.

Për të qenë sa më të sigurit për lëkurën tuaj përpiquni të përdorni vetëm produkte niologjike dhe që nuk testohen tek kafshët. Por mbi të gjitha të lexoni mirë etiketën dhe të shmangni përbërësit e dëmshëm.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF