“Mozart Coctail” festë muzike, mode dhe “freski trëndafilash” në Durrës 0 18

Ndodhemi në shekullin e 18-të. Në sfond muzika më e bukur e kompozitorit të pavdekshëm Mozart. Në skenë këngëtarë, muzikantë, aktorë, balerinë interpretojnë, bashkëveprojnë e bëjnë art, ndërsa skenografia qëndron në po të njëjtin shekull. Fustane të gjatë, të fryrë, me dekolde joshëse, flokë të plotë me modele butaforikë, shoqëruar me gota elegante me lëng trëndafilash.
E gjitha kjo ndoshta tingëllon surreale, por nësër në mbrëmje te gjithë artdashësit në Amfiteatrin e Durrësit do te prekin një ëndërr vieneze. Ata do të jenë spektatorët e këtij koncerti të rradhës të Mozart.
Është mbrëmja “Mozart Coctail”, që do të jetë një nga më interesantet e Fesivalit “Verë në Epidamn”, në Durrës. Teksa krijoi këtë teatër në fantazinë e saj regjisorja Driada Dervishi, njëherësh Drejtore e Festivalit, e dinte se për të bërë gjithçka reale i duheshin disa komponentë të fortë. Ndaj me ekipin që tashmë ka, pritet që mbrëmja të jetë një befasi.
Tematika e mbrëmjes është frymëzuar nga 260-vjetori i lindjes së kompoziorit Volfgang Amadeus Mozart. 17 artistët do të jenë në sinkron të plotë me vitet 1700.
Stilistja e mirënjohur, Enada At’Nikolla e apasionuar pas kësaj periudhe dhe qytetërimi ka zgjedhur veshjet e duhura për artistët nga atelieja e saj, së bashku me krijimet e reja për këtë natë. Shkolla e Make Up & Hair “Neë Generation” do të kompletojë look-un e mbrëmjes.
Por, një surprizë më vete e kësaj feste është pija, me të cilën artistët e të ftuarit do të trokasin gotat. Ekskluzivisht për këtë mbrëmje kompania e njohur e distribuimit të pijeve në vend Albanian Distribution & Development (ADD) ka përzgjedhur Rose Lemonade, një pije që është padyshim një dashuri me shikim të parë. Rose Lemonade gjithë nostalgjikëve do t’ju kujtojë limonadën e trëndafilit që na përgatisnin mamatë tona.
Kjo lloj pije është një lloj limonadë viktoriane, e përgatitur me vaj trëndafili të pastër dhe të distiluar, i cili e ka prejardhjen nga lugina e njohur e trëndafilave në Kazanlak, Bullgari. Këtë e dëshmon aroma delikate dhe nuanca e trëndafilit origjinal që pija ka, ndërkohë që të gjithë përbësit e recetës janë bimorë.
Në natën e nesërme në Amfiteatrin e Durrësit në “Mozart Coctail”, konceptuar nga regjisorja Driada Dervishi, do të interpretojnë sopranot Arlinda Morava dhe Sindi Mamaqi, shoqëruar në flaut nga Daorsa Dervishi, në violinçel Blerina Durmishaj, në piano nga Klejda Tare dhe Neti Xhakosi, me pjesëmarrjen e aktorëve Aishe Stari, Adelina Muça, Alesia Xhemalaj, Aurora Qazimi, Arjola Basho, ndërsa koreografia është realizuar nga Elton Cefaj, me balerinë Akreoma Saliu dhe përzgjedhje muzikore e ide nga Metila Dervishi.
“Verë në Epidamn” është ftesa e kësaj vere, që do të na ofrojë netë vërtetë të bukura. Ashtu sikurse shfaqja “Dr.Shuster” që çeli Festivalin, ashtu pritet edhe e diela e nesërme!

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *